Presidenti amerikan Joe Biden tha se bota është në një pikë kthese, duke bërë thirrje për investime kolektive.
Duke iu drejtuar Samitit të Korridorit Ekonomik Indi-Lindje të Mesme-Evropë në New Delhi, Biden tha:
“Bota është në një pikë kthese historike. Vendimet që marrim sot do të ndikojnë në të gjithë të ardhmen tonë për dekadat në vijim… Një pikë ku investimet tona janë më kritike se kurrë.”
Duke e quajtur “historike” marrëveshjen e korridorit të ri, ai tha se Korridori Ekonomik Indi-Lindje e Mesme-Evropë do të ofronte investime në transportin detar dhe hekurudhor.
“Korridori shtrihet nga India, në të gjithë Evropën, i lidhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Izraelin”, tha Biden.
Ai theksoi:
“Le ta shfrytëzojmë këtë moment në histori dhe të maksimizojmë investimin tonë kolektiv.”
Arabia Saudite do të investojë 20 miliardë dollarë në një korridor të ri transkontinental, njoftoi të shtunën princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman.
“Dëshiroj të përgëzoj PGII (Partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale) të nisur nga Presidenti Biden me pjesëmarrjen e Arabisë Saudite me 20 miliardë dollarë. Ne presim integrimin e nismës dhe projektit të korridorit ekonomik të shpallur në këtë takim,” tha ai në samit.
#G20WithTimes | #G20 in India: PM Narendra Modi launches 'Global Biofuels Alliance' in the presence of US President Joe Biden, President of Brazil Luiz Inacio, President of Argentina, Alberto Fernández and Prime Minister of Italy Giorgia Meloni. #G20Summit pic.twitter.com/TCWwe48W08
— The Times Of India (@timesofindia) September 9, 2023
Kryeministri indian Narendra Modi tha se korridori premton të jetë një “fener bashkëpunimi, inovacioni dhe përparimi të përbashkët”.
“Gjurmimi i rrugëtimit të aspiratave dhe ëndrrave të përbashkëta… ndërsa historia shpaloset, le të jetë ky korridor një testament i përpjekjes njerëzore dhe unitetit nëpër kontinente”, postoi ai në rrjetin X. /tesheshi.com/