Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    OBSH-ja, thirrje për të plagosurit në Gaza

    A është një krizë në BE në horizont?

    A është një krizë në BE në horizont?

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    Gruaja e paturp që bëri me turp murgjit budistë

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    “Hedhja në erë” e një ushqimi për afro 30 mijë fëmijë të urritur

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Fjalimi i parë i presidentit sirian pas sulmit izraelit

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Mburrja: Nga unë, tjetër recetë në Coca-Cola!

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Orë të vështira për qeverinë e re siriane

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Pse Izraeli po sulmon tani dhe Sirinë?

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

    Siria sërish në luftë: sulmohet nga Izraeli

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Biden iku, po tani?

A mund të bashkohen demokratët rreth një kandidati të ri?

by te Sheshi
22/07/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Biden iku, po tani?

Nga Katie Stallard, New Statesman

Tre javë pasi u bë e qartë se Joe Biden nuk duhet të kandidojë dot për një mandat të dytë si president, pas paraqitjes së tij katastrofike në debatin televiziv të 27 qershorit përballë Trump, ai më në fund njoftoi pasditen e të dielës braktisjen e garës.

Përmes një letre drejtuar “bashkë-qytetarëve të mi amerikanë”, ai theksoi se ndonëse kishte qenë “nderi më i madh i jetës sime të shërbeja si presidenti juaj”, tani e kuptoi se ishte “në interesin më të mirë të partisë sime dhe vendit që unë të tërhiqem nga gara”.

Në një postim vijues në platformën X, Biden ofroi “mbështetjen dhe miratimin e tij të plotë” për zv/presidenten e tij, Kamala Harris, që të bëhet kandidatja e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit. “Demokratë, është koha të bashkohemi dhe ta mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë!”-apeloi Biden.

Presidenti tha se do t’i drejtohej këtë javë kombit me një fjalim publik, për të shpjeguar më në detaje vendimin e tij. Pavarësisht kohës që iu desh Bidenit për ta marrë këtë vendim – që nga debati i fundit të muajit të kaluar, për shumicën e votuesve demokratë ka qenë e qartë se ai është shumë i moshuar për të kandiduar sërish – ai sapo ka bërë diçka që kandidati republikan, Donald Trump, nuk do ta bënte kurrë:të vërë në plan të parë jo veten, por partinë dhe mbi të gjitha SHBA-në.

Konventa e Partisë Republikane javën e kaluar, shënoi fazën përfundimtare të marrjes nën kontroll të partisë nga ana e Donald Trump. Rivalët e tij të dikurshëm  – Nikki Haley, Ron DeSantis dhe Ted Cruz – u rikthyen në vathë, duke iu përkulur në gjunjë njeriut që dikur e kishin fyer hapur.

Ai aktivitet mori një ton haptazi mesianik pas atentatit kundër Trumpit në Pensilvani më 13 korrik. Folësit lavdëruan njëri pas tjetrit Zotin që i fali jetën Trumpit, të cilin ata e interpretuan si një ndërhyrje hyjnore; si një provë të pakundërshtueshme se oferta e tij presidenciale është vullneti i Zotit.

Shumë delegatë u përlotën, ndërsa Trump tregoi se ishte ndjerë “i qetë” gjatë të shtënave, “pasi kisha Perëndinë në krahun tim”. Megjithatë, ky mund të rezultojë të jetë momenti që ai i ka bërë llogaritë gabim.

I nxitur nga mendjemadhësia dhe nga një besim i palëkundur në retorikën e tij të zhurmshme, ai e shpërdoroi mundësinë për të ri-shpikur veten – apo edhe thjesht për të moderuar fare pak tonin e tij – duke mbajtur një monolog të gjatë mbi një orë e gjysmë, që kalonte nga një ankesë tek tjetra, dhe që u kujtoi shikuesve në shtëpi se sa i pandryshueshëm është që nga mandati i tij i parë.

Është e vështirë të bësh veshin e shurdhër ndaj një fjalimi rreth mbijetesës nga një atentat. Por  duke kënaqur instinktet e tij më narcisiste, Trump e shpërdoroi shansin për të përçuar diçka pozitive tek publiku. Pastaj, është zgjedhja e J.D.Vance si kandidat për zv/president.

Ndoshta ai nuk beson më se ka nevojë të joshë të moderuarit, dhe e ka pranuar idenë se Vance e ndihmon atë në shtetet vendimtare të “Rripit të Ndryshkur” (disa shtete midis lindjes dhe perëndimit të SHBA-së), sepse senatori i Ohios është përballur me betejat e Amerikës së majtë, të cilat ai i dokumenton me aq elokuencë në romanin e tij më të shitur “Hillbilly Elegy”.

Ndoshta ka të drejtë. Por Vance është gjithashtu një ish-kapitalist sipërmarrës, dhe një rishtar në politikë, që ka pikëpamje të së djathtës për abortin (të cilin e kundërshton edhe në rastet e përdhunimeve ose inçestit), mbi zgjedhjet e 2020-ës (që pretendon se iu “vodhën Trumpit), si dhe mbi Ukrainën (ka thënë se nuk i intereson vërtet se çfarë i ndodh Ukrainës, dhe premton t’ia  ndërpresë ndihmën).

Ai është tërhequr nga të gjitha kritikat që ka bërë ndaj Trump – për të cilin dikur tha se mund të ishte “Hitleri i Amerikës” – sepse kjo qasje i përshtatet ambicieve të tij personale. Nëse partia mund të bashkohet tani pas një kandidati të ri, një demokrat kompetent duhet ta ketë shumë të lehtë që ta përkufizojë Vance si një ekstremist politik dhe një oportunist cinik.

Por kjo nuk është e sigurt. Shkalla e sfidës që e pret tani Kamala Harrisa, apo kushdo që do të jetë në fund kandidati i Partisë Demokratike, është shumë e madhe. Duke hyrë në garë vetëm 4 muaj nga dita e votimeve, dhe bartur peshën e gabimeve të administratës Biden, Harris ka për detyrë të bashkojë një parti që aktualisht është në kaos por edhe të rritet në sondazhe, ku për gati 4 vite ka pasur një vlerësim të dobët.

Ky është një bast i vështirë për Partinë Demokratike. Gjithsesi, është rruga më e mirë sesa të ndjekësh modelin republikan të kapjes pas një kandidati të dobët edhe për shumë kohë pasi të metat e tij janë ekspozuar tërësisht. Në rast se demokratët do të kishin mundësi të zgjidhnin rivalin e tyre ideal, është e vështirë të mendohet një alternativë më e mirë sesa një kriminel i dënuar si Trump, i cili u përpoq të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve, dhe që është shpallur fajtor për sulme seksuale dhe mashtrime me taksat.

S’ka asnjë dyshim se baza republikane është e gjitha pas Trump dhe Vance, por nuk është aspak e qartë nëse mesazhi i tyre do të jetë po aq i këndshëm për votuesit e pavendosur në disa shtete të lëkundura, të cilët edhe do të vendosin për fituesin e këtyre zgjedhjeve.

Gati tre javë më parë, shkrova se nëse Biden mund të bindej të hapte krahun, ai do të kujtohet si një njeri që ia kishte kushtuar jetën shërbimit publik, dhe që e mundi Trumpin në momentin e një rreziku të madh kombëtar, por që në fund e kuptoi se kur ishte koha për ta kaluar stafetën.

Duke u bërë presidenti kalimtar siç edhe kishte premtuar dikur, Biden do të sinjalizonte besimin e tij tek partia dhe idealet demokratike që ajo përfaqëson. Ajo që vjen më pas mund të jetë kaotike. Sigurisht, është e mbushur me rreziqe.

Por ndërsa javën e kaluar, dukej se demokratët po shkonin drejt një disfate të sigurt – me Trumpin të rizgjedhur me një shumicë dërrmuese, si në Kongres dhe Senat -tani, sado i vogël qoftë, ata kanë një shans real për të luftuar deri në fund për fitore.

Related Posts

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael
Kryesore

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab
Kryesore

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Ahmed al-Sharaa: Kështu u shpëtua Siria…!
Gjeopolitikë

Ahmed al-Sharaa: Kështu u shpëtua Siria…!

17/07/2025
Next Post
Ikja e Bidenit, kë mbështet dyshja Soros?

Ikja e Bidenit, kë mbështet dyshja Soros?

Iku edhe Gabriel Escobar: kush është i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor?

Iku edhe Gabriel Escobar: kush është i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor?

Jo vetëm në Sazan e Zvërnec: si Trump Jr po lë një fis afrikan me gisht në gojë

Jo vetëm në Sazan e Zvërnec: si Trump Jr po lë një fis afrikan me gisht në gojë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, mesazhe të forta për Sirinë, Izraelin e puthadorët e këtij të fundit

Erdogan, mesazhe të forta për Sirinë, Izraelin e puthadorët e këtij të fundit

17/07/2025
Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

Francesca Albanese dhe përpjekjet e saj për prishjen e marrëveshjes BE-Izrael

17/07/2025
Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

17/07/2025
Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

Rrëzimi Boeing 787 të Air India: mos piloti ishte në depresion?!

17/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni