Kryeministri Edi Rama ka harruar të vendosë dorën mbi Kushtetutë gjatë betimit të qeverisë në Presidencë.
Sapo është lexuar dekreti që e emëronte si kryeministër, Rama duket se ka anashkaluar betimin mbi dokumentin themeltar të shtetit, ndërsa është ulur dhe ka firmosur.
Një detaj i tillë nuk ka ndodhur me asnjë nga ministrat, të cilët përveç fjalës betohen, kanë vendosur dorën mbi librin e Kushtetutës dhe më pas kanë firmosur dekretin. /tesheshi.com/