Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beteja për Drenasin: A do të përmbyset për herë të parë PDK-ja në çerdhen e saj?

by te Sheshi
10/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Beteja për Drenasin: A do të përmbyset për herë të parë PDK-ja në çerdhen e saj?

Nga Bashkim Kastrati

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në Drenas javën e kaluar kanë shkaktuar një befasi dhe një mundësi të madhe për ndryshim në këtë komunë. Drenasi ka qenë ndër bastionet kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në këtë komunë kjo parti as që e ka menduar ndonjëherë balotazhin, përkundrazi aty ka fituar në të gjitha zgjedhjet deri në 74 për qind të votave. Ky komoditet ka ndikuar që në këtë komunë të mos punohet mirë dhe qytetarët kanë filluar të jenë të pakënaqur me qeverisjen lokale në Drenas.

Goditjen e parë PDK-së në Drenas ia ka bërë NISMA për Kosovën, e krijuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasiqi, ky i fundit vjen po kjo komunë. Të dy ishin në struktura të larta të PDK-së. Goditja e dytë PDK-së në Drenas i ka ardhur nga brenda. Një asamblist i panjohur deri në zgjedhjet e fundit, i quajtur Xhavit Drenori doli në skenë. Edhe pse ishte pjesë e PDK-së, ai ishte bërë opozitari më i fortë në Kuvendin Komunal dhe kundërshtoi hapur bashkëpartiakët për keqqeverisje, ndërsa shumë raste i ka dërguar edhe në prokurori. Në zgjedhjet e fundit Drenorit iu shpërblye puna e tij. Ai si kandidat i pavarur mori hiq më pak se 2633 vota, apo 12.62 %, që e radhitën të tretin në këtë garë, por pa pasur mundësi të hyjë në balotazh.

Me 18 dhjetor në balotazhin e parë në Drenas do të përballen kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe Kandidati i NISMA-së për Kosovën Isa Xhemajlaj. I pari i njohur si vëllai i Fehmi Lladrovcit, luftëtar i shquar i UÇK-së, ndërsa i dyti i njohur si komandat lufte dhe personalitet me një karizëm dhe i afërt me qytetarët.

Sipas rezultateve përfundimtare të miratuara nga KQZ-ja në të dielën e 4 dhjetorit Lladrovci mori 9458 vota, ose 45,34 për qind të atyre që votuan në Drenas, ndërsa Xhemajlaj u votua nga 5642 votues, ose 26, 19 për qind të numrit të përgjithshëm të atyre që dolën në zgjedhje.

Balotazhi i 18 dhjetorit do të jetë një sfidë e vështirë për PDK-në. Kundër saj do të jenë të gjithë. Ky do të jetë një test i vërtetë i Kadri Veselit në krye të PDK-së. Ai derisa ishte në pozitën e zëvendëskryetarit të PDK-së, humbi Komunën e Mitrovicës, rajon ky nga vjen ai dhe humbja eventuale e zgjedhjeve në Drenas do të ishte një goditje e madhe për Veselin.

Kujtojmë se zgjedhjet e javës së kaluar ishin vlerësuar si më të mirat për nga mbarëvajtja. Kishte një monitorim të rreptë në këtë komunë dhe përveç  vëzhguesve dhe komisionarëve partiakë, kishte deri në tre vëzhgues nga shoqëria civile, të cilët dhanë një kontribut të madh në mbrojtjen e votës. Edhe balotazhi pritet të ketë monitorim të rreptë. Kjo për faktin se në Drenas në zgjedhjet e vitit 2010 kishte vjedhje masive të votave.

Kandidati i NISMA-së Isa Xhemajlaj është mobilizuar tashmë. Ai ka bërë koalicion me Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit, parti kjo që me kandidatin Elmi Thaçi fitoi 1589 apo 7.62 të votave.

Fatmir Limaj, lideri i NISMA për Kosovën tha se janë duke vazhduar të transmetojnë vullnetin e qytetarëve të Drenasit, që shumica prej tyre ishin për ndryshim dhe se votat e AKR-së dhe Nismës ishin votat e ndryshimit.

Kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, falënderoi AKR-në dhe Elmi Thaçin për këtë mbështetje që po i bëhet atij për Kryetar të Komunës së Drenasit.

“Kjo mbështetje më së shumti do t’u shërbejë qytetarëve të Drenasit të cilët vërtet e meritojnë një zhvillim ekonomik dhe se meritojnë të kenë ndryshime në këtë komunë”, tha Xhemajlaj.

Pas këtij koalicioni NISMA bëri edhe goditjen e radhës. Ai mori mbështetjen e kandidatit të pavarur Xhavit Drenori.  Ky i fundit ka ofruar përkrahje për Xhemajlajn, por pa dalë në fushatë dhe nuk ka pranuar që të jetë pjesë e qeverisjes.

Drenori u kishte bërë ofertë me gjashtë pika, dy kandidatëve të cilët do të garojnë në balotazh, Xhamajlajt dhe Lladrovcit.

Oferta e ish-kandidatit të pavarur për kryetar të Drenasit drejtuar dy kandidatëve të cilët do të garojnë në balotazh për kryetar të Drenasit, ishte e pranueshme për Nismën për Kosovën. Këtë e kanë bërë të ditur krerët e NISMA-së në Drenas.

Ata deklaruan se i përkrahim të gjitha pikat dhe janë të gatshëm të pranojmë kushtet e Drenorit, pasi që sipas tyre, ato janë pika të pranueshme.

Drenori ishte i përkushtuar për ndryshime në Drenas. Ai pati deklaruar pas zgjedhjeve se nuk ka votë për Ramiz Lladrovcin, por se për vendimin final do të merrte edhe pëlqimin e ekipit të tij.

“Unë dhe ekipi ime kemi vendosur që definitivisht mos të jemi pjesë e qeverisjes lokale të vitit 2017, mirëpo për t’ju lehtësuar Juve vendimin se cili kandidat do duhej të mbështetej me 18 Dhjetor. Ne, ekipa Drenori, jemi të vetëdijshëm që votuesit dhe përkrahësit tanë do kenë mirëkuptim për pozicionin tonë si ekip, meqë behët fjalë për parime, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë secilin kandidat që fiton mandatin e kryetarit për të qeverisur mirë, dhe e kundërta do ti dalim me gjithë forcën demokratike përpara për ta penguar të punoj jashtëligjshëm”, ka thënë Drenori.

Ai ka thënë se do të vazhdojë që të jetë anëtar i kuvendit komunal (Asamblist) dhe nga ai pozicion do të monitorojë mbarëvajtjen e marrëveshjes.

“Përndryshe, unë dhe ekipi ime nuk kemi qenë të etur për pushtet sa kemi qenë dhe jemi të etur për ndryshime pozitive në qeverisjen lokale në Drenas”, ka thënë Drenori.

 

Profilet e dy kandidatëve për kryetar të Drenasit

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka lindur me 3 Janar të vitit 1966, në fshatin Gllanasellë në Drenas. Arsimin fillor e ka përfunduar në fshatin Dobroshevë, derisa atë të mesëm e ka vijuar në gjimnazin e Therandës.

Ish-ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Tiranë, i ka përfunduar studimet themelore në agroekonomi, në Fakultetin e Bujqësisë, në Universitetin e Prishtinës në vitin 2005. Ndërsa, masterin e shkencave juridike, drejtimi: juridiko-financiare, e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2008. Lladrovci tash është kandidat për titullin Doktor i Shkencave Juridike (PHD), në Fakultetin Juridik  në UP, transmeton Telegrafi.

Aktivitete dhe funksionet, të cilat i ka ushtruar kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e PDK-së, janë: Ushtrues i detyrës se ambasadorit të Kosovës në Tiranë; drejtor menaxhues, NPN “Er-Com”, Prishtinë (2009); Këshilltar në kompaninë NNSh, “Përparimi”, në Drenas (2008); shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës (2006-2008); anëtar i grupit të ekspertëve për Fushën e Ekonomisë dhe Financave i Ekipit Negociator të Kosovës (2005-2008); këshilltar i lartë i bordit të drejtorëve në kompaninë “Kujtesa”(2003-2006); shef i shërbimeve mbështetëse dhe shef i kabinetit të komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së (2001-2003); oficer i ndërlidhjes në mes TMK-së dhe Forcave Ushtarake të Republikës së Shqipërisë (1999-2003); zëvendëskomandant i Gardës së Kosovës dhe Grupit për Reagime të Shpejta (GGRSH), (1999-2001); drejtues i Zyrës ndërlidhëse të UÇK-së, në Tiranë (1998-1999); drejtor administrativ i fondit “Vendlindja Thërret” (1998-1999); pjesëtar i UÇK-së (1991-1999); sekretar i Nënkëshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në Drenas (1990-1993)!

Lladrovci, përveç gjuhës amtare, flet edhe katër gjuhë të huaja. Në biografinë e tij shkruan se ai zotëron gjuhën gjermane, angleze, serbe dhe kroate.

Në anën tjetër, kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka lindur me 7 dhjetor 1968, në Abri të Epërme, në Drenas.

Në biografinë e tij shkruan se ai e ka përfunduar Gjimnazin në Drenas në periudhën 1983-1987, duke vazhduar më tutje me Fakultetin Filozofik, drejtimi Histori-Gjeografi, përgjatë viteve 1989-1991.

Nga viti 2007-2010 e ka përfunduar drejtimin Menaxhimi i Emergjencave, në Kolegjin Biznesi. Ndërkaq, gjatë periudhës 2013-2016, ka përfunduar masterin në shkencat të sigurisë.

Punët të cilat i ka bërë Xhemajlaj gjatë jetës së tij: Gjatë periudhës 1992-1995 ka qenë arsimtar i Historisë, derisa në vitin 1995-1999 ka ushtruar pozitën e drejtorit të shkollës. Nga viti 1997-1999 ka qenë pjesëtar i UÇK-së, komandant i batalionit II-të BRIG 113 të Zonës Operative të Drenicës. Nnga periudha 1999-2000 ka ushtruar funksionin e drejtorit të inspeksionit në Qeverinë Komunale në Drenas. Nga viti 2000-2009 ka qenë nënkolonel në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK), ndërsa në vitin 2010-2016 ka qenë zyrtar në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Përveç gjuhës amtare flet edhe anglishten dhe serbishten. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Biberoni, si duhet përdorur për një ushqyerje sa më të shëndetshme

Biberoni, si duhet përdorur për një ushqyerje sa më të shëndetshme

Kryeministri i ri i Italisë, ministri i Jashtëm Paolo Gentiloni, kandidati më i fortë

Kryeministri i ri i Italisë, ministri i Jashtëm Paolo Gentiloni, kandidati më i fortë

Farka, “mushkëria e dytë” e Tiranës, nis mbjellja e 2 milion pemëve

Farka, “mushkëria e dytë” e Tiranës, nis mbjellja e 2 milion pemëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.