Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të armatosen. Në një fjalim të mbajtur në parlament, Berisha në mënyrë të hapur u ka bërë thirrje qytetarëve të mbajnë armë që të ruajnë veten e tyre.
Kjo deklaratëka shkaktuar tronditje të madhe në Kuvend.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, që ka folur më pas e ka quajtur deklaratën skandaloze dhe i ka kërkuar opozitës që të distancohet menjëherë nga ajo që ka thënë ish-shefi i saj, sot deputet i thjeshtë.
Séanca e sotme e parlamentit shqiptar është dominuar e gjitha nga çështja “Shullazi”. Opozita akuzon mazhorancën se krerë të saj janë të lidhur me këtë figurë të botës së krimit, ndërsa qeveria mbrohet duke ofruar arrestimin e tij si kundërargument. /tesheshi.com/