Gjatë seancës për ligjin e vettingut në parlamentin shqiptar, deputeti demokrat Berisha ka bërë një tejkalim etike, teksa i është drejtuar dy herë kryeministrit Rama ashpërsisht me shprehjen: “Do t’i thyej turinjtë!”.
Por kjo më tepër se kërcënim fizik, ka qenë një metaforë e Berishës, për t’i thënë Ramës që nuk do mundet do të kalojë një ligj të reformës në drejtësi, që sipas PD-së është i papranueshëm.
Ka ndërhyrë kryeparlamentari Meta, duke i kërkuar që të ruajë etikën, gjë që Berisha e ka bërë më tej duke e ulur tonin dhe shtruar fjalorin. /tesheshi.com/