Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beppe Grillo: dua lirinë e komedianit, politika është një sëmundje mendore

by te Sheshi
25/01/2016
in Intervista, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Beppe Grillo: dua lirinë e komedianit, politika është një sëmundje mendore

Tashmë është mëse i bindur: për të sjellë në vete delirin e masave, e vetmja gjë që mbetet për të bërë është një psikoterapi e madhe grupi. Kjo është shakaja më e fundit e komedianit-politikan Beppe Grillo. Por në fakt, nuk është edhe aq shaka.

Mbetet gjithnjë ai, aktori mes satirës dhe denoncimit politik që e quan gjithnjë të rëndësishme “t’i ndalojmë të na bëjnë të këqija”, kabaretisti që në vitin 1986, pikërisht në mes të një varieteje televizive, kritikoi socialistët e Craxi-t gjë që i kushtoi largimin nga RAI për disa vjet.

Prej disa kohësh la mënjanë shpirtin e tij satirik për t’u përqëndruar më shumë në krijesën që e pagëzoi lëvizja 5 Yjet. Tashmë, veç, ka ardhur momenti për ta zgjidhur “këtë rast klinik, të dëshpëruar, tragjikomik”. Në mënyrën e tij, gjenovezi Beppe do të japë një spektakël teatral, do i rikthehet satirës nën titullin “Grillo vs Grillo”

Për çfarë do të riktheheni në skenë?

Shikoni, unë jam gjithnjë ai komiku që keni njohur ndër vite, ajo që ka ndryshuar është pikëvështrimi juaj për mua. Në të vërtetë, nuk ka dy personalitete të Grillos, është skizofrenia e miliona personave që kanë identifikuar tek unë dy role, atë të komikut dhe atë të politikanit.

Po si i bëhet tani?

Do përdor një terapi për spektatorët. Kisha ndër mend të shkoja unë tek një psikoanalist, por më duhej të paguaja një të huaj. Ndërkaq, kam menduar që është më mirë të vijnë mijëra persona të huaj tek unë, duke paguar ndonjë gjë. M’u duk një zgjidhje më e thjeshtë.

Si do të jetë spektakli?

Do të ketë robotë në skenë, do projektoj filmime të miat dhe për më tepër do të jetë holograma ime që do të përfaqësojë skizofreninë, viktimë e së cilës kanë mbetur njerëzit. Më pas do të ripropozoj gjërat që bëja më pëpara në skenë: do luaj në kitarë, si në fillimet e karrierës sime. Në thelb do të tregoj shkurtimisht historinë time që më drejtoi në sfida të mëdha.

E imagjinoje një Grillo të tillë?

Në të vërtetë, nuk doja… nuk e kisha menduar kurrë të isha përfaqësues i një lëvizjeje politike. Por ndoshta ishte çështje fati.  Ndoshta me gjasë për shkak se nuk isha regjistruar asnjëherë në ndonjë shoqatë, madje as me boyscout-ët.

Kam bërë punë të ndryshme, tornitorin, saldatorin, përfaqësues shitjesh, të gjitha punësime që nuk më sollën gjë. Gjatë spektaklit shpjegoj përse u desh të bëja disa zgjedhje kaq të rëndësishme.

Ndodhi pothuajse rastësisht: njerëzit dilnin nga shfaqjet e mia të shkatërruar, por edhe duke më falënderuar për gjërat që bëja. Atëherë i thashë vetes: përse gjithë këto eksperienca të mos provojmë t’i grupojmë. Ja kështu lindi lëvizja, pak a shumë.

Keni menduar ndonjëherë : çfarë i bëra vetes?

Absolutisht jo, jam shumë krenar për gjërat që kam bërë. E përsëris, kuptimi i shfaqjes është pikërisht ky: të ripërshkoj etapat që më kanë sjellë deri këtu. Sigurisht nuk do të mungojnë “vizionet” e mia për të ardhmen dhe mjetet që duhen përdorur për t’i  arritur. Këtu nuk funksionon më asgjë: puna, prona, financa, energjia. Jemi të detyruar të imagjinojmë një botë tjetër e gjatë mbrëmjes unë do të propozoj disa ide.

Por kujdes: unë nuk mund të jem vizioni i lëvizjes.

Duhet që njerëz për të qënë, që janë të lirë mendërisht, që përqafojnë dhe bëhen pjesëmarrës të një mendimi të përbashkët që mund të jetë ai i lëvizjes 5 Yjet për energjinë, apo në përgjithësi sesi e duam jetën për fëmijët tanë apo për nipërit tanë. Nëse nuk e ke këtë vision, nga politika mbetet shumë pak.

Do i riktheheni jetës së mëparshme?

Jeta ime ka qenë gjithnjë e njëjta. Vetëm se është krijuar një konfuzion rolesh. Unë nuk jam lideri i 5 Yjeve, por nuk duhet të ketë asnjë lider. Njerëzit më kanë identifikuar në këtë formë partiake që në fakt nuk ekziston. Ja përse do të ketë gjithnjë shpërndarje të pushtetit brenda lëvizjes, e cila u lançua, po është e vërtetë, nga popullariteti dhe reputacioni im, por unë nuk jam kryetar i asgjëje.

Kjo pasi ne kemi zgjedhur që të zbatojmë një model vetëorganizimi. Kjo është hera e parë që ndodh në Europë. Unë dua të jem vetëm garant i disa rregullave të sakta: kjo është e kjo nuk është detyra ime.

Por, e ke hequr emrin nga logoja e lëvizjes?

Nuk po largohem, le të themi se po bëj një hap anash. Por jam i qetë pasi kam dëshirë të rifitoj lirinë time.

Për çfarë?

Për të thënë atë që dua me ironinë time të zakonshme. Kam vënë gjithnjë në lojë karrierën për një fjalë. Jam përjashtuar nga televizioni pikërisht për këtë arsye. Një komedian është i ndërtuar kështu, do të jepte jetën për një batutë.

Pas shumë vjetësh eksperience, sipas jush, sot cili është misioni i politikës?

Të ndalojë që të bëhen gjëra të këqija më shumë sesa gjëra të mrekullueshme. E vërteta është se politika duhet të analizohet si një sëmundje mendore pasi bazohet mbi asgjënë. Edhe votat për kandidatët bazohen mbi popullaritetin, mbi gjestet, mbi dashamirësinë. Eshtë një përfaqësim i asgjësë. Asgjësë që mbush boshllëku.

 Marrë: nga Corriere della Sera

 Përktheu: Juli Prifti – tesheshi.com

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Studimi i gjatë: ja pse zhurma e shiut apo oqeanit na vë në gjumë

Studimi i gjatë: ja pse zhurma e shiut apo oqeanit na vë në gjumë

La Liga: Atletico Madrid i dorëzon Barcelonës kreun

La Liga: Atletico Madrid i dorëzon Barcelonës kreun

Premier Liga: Diego Costa bën të hesht Fly Emirates

Premier Liga: Diego Costa bën të hesht Fly Emirates

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni