Paul Beckaert, një avokat i liderit katalan Carles Puigdemont, tha se autoritetet gjyqësore belge kanë pezulluar urdhrin e arrestit për të, me pretendimin se ai ka imunitet si eurodeputet.
Beckaert i tha AP se një gjyqtar belg në këtë çështje ka pezulluar një urdhërarrest dhe kundër ish-anëtarit të kabinetit katalanas, Tony Comin.
Të dy u kërkuan në Spanjë për rolin e tyre në thirrjen e referendumit të paligjshëm të Katalonjës për pavarësinë e vitit 2017.
Ata ikën në Belgjikë pasi një përpjekje për shkëputje dështoi dhe në maj të vitit të kaluar u zgjodhën në Parlamentin Evropian si përfaqësues të partive separatiste katalanase nga Spanja.
Muajin e kaluar, gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian rrëzoi një vendim që i ndalonte Puigdemont dhe Comin të merrnin vendet e tyre në Parlamentin Evropian.
Sidoqoftë, sipas AP-së, ende nuk është e qartë nëse më në fund do të lejohen të marrin vendet e tyre. /tesheshi.com/