Eksperti i marketingut Scott Baggaley nga Anglia e rinovoi vetë shtëpinë e tij dhe pretendon se ka kursyer 40,000 euro në këtë proces.
Punimet zgjatën gjashtë muaj dhe Scott thotë se mësoi gjithçka nga udhëzimet e videove në YouTube.
“Meqenëse të gjithë punëtorët e ndërtimit ishin të zënë, fillova të mësoja për ndërtimet në YouTube dhe kështu i fitova aftësitë. Kur fillova të rindërtoj çatinë, në fillim ishte jashtëzakonisht e vështirë. Kisha frikë të ngjitesha në çati sepse unë nuk e dija se çfarë po bëja”, tha ai.
30-vjeçari Scott gjithashtu ftoi inspektorët e ndërtimit për t’u siguruar që ajo që po bënte ishte në përputhje me ligjin.
Scott Baggaley saved himself £35,000 after he built a house extension on his own – simply by following YouTube tutorials 🤯 pic.twitter.com/wkyFSOJeZ2
— Metro (@MetroUK) January 5, 2023
Ai tha se problemi më i madh ka lindur kur aksidentalisht ka thyer betonin dhe ka goditur një tub plumbi, për këtë arsye është dashur të ndërpresë punën dhe të riparojë të gjithë sistemin.
“Kombinimi i punës së zyrës, që i bëj çdo ditë nga 9 në 5, dhe përgjegjësive që vijnë me lindjen e djalit tim, me ndërtimin e kësaj shtëpie ishte gjëja më e vështirë në këtë proces”, tha ai.
Ai pretendon se në fund ka shpenzuar 12 mijë euro për rinovimin e shtëpisë, shkruan Daily Mail. /tesheshi.com/