Gazetari Behlul Jashari ka risjellë një nga raportimet e tij në kohën e luftës së Kosovës, kur ishte një nga të paktët në terren.
Duke i kujtuar krerëve të Beogradit, të cilët po bëjnë viktimën kohët e fundit, Behlul Jashari sjell një shkrim të 6 majit 1999, kur forcat serbe mbanin peng qytetarët e Prishtinës në ndërtesat ku NATO kishte shënuar për t’i bombarduar.
Ja shkrimi i plotë i 19 viteve më parë
KUFIRI JUGOR i KOSOVES, 6 maj- Korresp. i ATSH-së, Behlul Jashari, njofton: Shume banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe po përdoren nga serbët si mburoje e gjallë.
Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake, si dhe nëpër objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja, bëjne të ditur burime të ATSH-së në Kosovë.
Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me radhë pranë postës se rë të Prishtinës, në lagjen Dardania, thonë dëshmitarë okularë që kaluan dje kufirin Kosovë-Maqedoni.
Shumica e të ardhurve janë fëmijë dhe gra, ndërsa burrat janë marrë nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojne për mëse 200 të rinj e burra shqiptarë që i kanë ndarë nga familjet dhe i kanë marrë në rrugën midis Obiliqit dhe Prishtinës. Të
deportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojne për ekzekutimin e 13 shqiptarëve.
Mijrat e të dëbuarve gjatë 24 orëve të fundit
janë krejtësisht nga rajonet e Llapit, Prishtinës, fshatrat e Ferizajt dhe të Lipjanit”.
/tesheshi.com/