Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se kishat në Kosovë nuk janë vetëm serbe, por serbe dhe shqiptare.
Gjatë një fjalimi në Vjenë, vend që mban Presidencën e BE-së, Pacolli tha se për shembull, për kishën në Deçan, ka dëshmi se është ndërtuar së bashku nga serbët dhe shqiptarët. Ai shtoi se familja e tij kishte besim të hershme ortodoks, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të ndahen nga besimi ose nga origjina e tyre.
“Që nga shpallja e pavarësisë, nuk ka pasur krime shqiptare kundër serbëve. Kjo tregon se serbët dhe shqiptarët respektohen. Unë jetoj në Çagllavicë dhe nuk kam probleme me serbët”, tha Pacolli.
Ndër të tjera, ai njoftoi se Prishtina përsëri do të aplikojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO-s vitin e ardhshëm.
“Duhet të jemi anëtarë të organizatave ndërkombëtare që janë të rëndësishme për ne”, shpjegoi Pacolli. /tesheshi.com/