Bashkimi Evropian ka rënë dakord të ndalojë përdorimin e plastikës së disponueshme, të përhapur në masë të gjerë.
Siç është raportuar, ministri austriak për Mjedisin dhe Turizmin, Elisabeth Koestinger ka shkruar në Twitter se është arritur marrëveshja, duke theksuar se ajo është një “pikë kthese në përpjekjet për zvogëlimin e mbeturinave plastike.”
Marrëveshja kuadër duhet të konfirmohet zyrtarisht nga shtetet anëtare dhe Parlamenti i BE-së, dhe pritet të hyjë në fuqi në dy vjet.
Komisioni Evropian, në maj propozoin një ndalim në gamë të gjerë të produkteve plastike erë disponueshme, duke përfshirë edhe enët ushqimit.
Më shumë se 80 për qind e mbetjeve në det janë plastike, paralajmëroi KE.
Mbeturinat plastike në det janë një problem i madh pasi gjurmë të tyre janë gjetur shpesh në lloje kafshësh të tilla si breshka, balena ose zogj, si dhe në prodhimet e detit me të cilat ushqehen njerëzit. /tesheshi.com/