Letra që presidenti Trump jua drejtoi homologëve ballkanikë Vuçiç e Thaçi, nga Bashkimi Evropian është parë si një shenjë të inkurajimit dhe e mbështjes së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës – tha zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç.
“Ne kemi marrë këtë letër si një sinjal i mbështetjes dhe inkurajimit për dialog të SHBA, kryer nën kujdesin e BE-së”, ka thënë Koçijançiç.
Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, përfaqsuar nga presidentët Vuçiç dhe Thaçi, ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini, e ka SHBA-në “një partner të rëndësishëm” në proces – tha ajo.
“Puna është duke u zhvilluar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një normalizim të plotë të marrëdhënieve. Kjo do të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura që duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare, në përputhje me ligjet e BE-së dhe të pranueshme për të gjitha vendet anëtare”, përfundoi Koçijançiç. /tesheshi.com/