Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

BBC: A janë të sinqerta ofertat e Putinit për armëpushim?

Komente mbi ofertën e fundit të presidentit rus pas acarimit nga Uashingtoni

by te Sheshi
29/04/2025
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
BBC: A janë të sinqerta ofertat e Putinit për armëpushim?
19
SHARES

Sa mund t’i besojmë Presidentit rus Vladimir Putin kur flet për një armëpushim me Ukrainën, a është kjo një dëshirë e sinqertë apo një reklamë? Këto pyetje janë bërë shpesh kohët e fundit, thotë redaktori i BBC-së, Steve Rosenberg.

Ai thekson se Putini kohët e fundit shpalli në mënyrë të njëanshme ndërprerjen e armiqësive për Pashkë dhe për “arsye humanitare”, dhe tani ka njoftuar një armëpushim tre-ditor nga 8 deri më 10 maj, kur do të shënohet 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kremlini, sipas autorit, po përmend edhe një herë “arsye humanitare” dhe po kërkon që Ukraina të ndërmarrë një hap të ngjashëm, ndaj të cilit Kievi u përgjigj: Pse Moska po bën menjëherë thirrje për një armëpushim 30-ditor, pse, të presim?

“Sa i sinqertë është veprimi i presidentit rus i cili nisi pushtimin e Ukrainës më shumë se tre vjet më parë, apo është thjesht një marifet publiciteti për të bërë përshtypje Donald Trump?”, pyet veten Rosenberg.

“Moska e përdori njoftimin e saj për një armëpushim 30-orësh si një sinjal për Shtëpinë e Bardhë: Rusia është paqebërësi në këtë luftë dhe Kievi është agresori. Ata akuzuan Ukrainën se ka injoruar atë që u paraqit si një gjest paqeje nga Kremlini dhe se ka zgjedhur të vazhdojë luftën. Deklaratat e fundit të Trump tregojnë se presidenti amerikan nuk e ka ‘gëlltitur’ këtë.”

Trump shkroi në platformën e tij Truth Social gjatë fundjavës se nuk kishte “asnjë arsye” që Putini të “qëllonte raketa në zona civile, qytete dhe qyteza (në Ukrainë) në ditët e fundit”.

“Kjo është arsyeja pse mendova se ai nuk donte ta ndalte luftën, se thjesht po më mashtronte dhe se duhet të trajtohej ndryshe, nëpërmjet bankave apo sanksioneve? Shumë njerëz po vdesin!!!”.

Trump i frustruar

Rosenberg diskuton më pas ofertën aktuale të armëpushimit nga Kremlini dhe se si ajo aktualisht nuk duket se po “funksionon” kur bëhet fjalë për Uashingtonin.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, pranoi ofertën e Moskës, por tha gjithashtu: “Presidenti e ka bërë të qartë se së pari dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm për t’i dhënë fund vrasjeve dhe gjakderdhjes. Ai është gjithnjë e më i frustruar me veprimet e udhëheqësve të të dy vendeve.”

Redaktori i BBC-së e interpreton këtë si humbje të durimit nga Trump me Kremlinin, edhe pse më parë ai ia kishte drejtuar pjesën më të madhe të kritikave të tij presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Muajin e kaluar, administrata Trump ushtroi presion si mbi Rusinë ashtu edhe mbi Ukrainën që të bien dakord për një armëpushim 30-ditor pa kushte. Ukraina pranoi, Rusia jo. Zyrtarët rusë kanë filluar tashmë të përdorin ofertën e Putinit për një armëpushim tre-ditor të armiqësive për ta paraqitur Kievin në një dritë të keqe”, shkruan autori. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Si e pritën iberikët rikthimin e energjisë elektrike

Si e pritën iberikët rikthimin e energjisë elektrike

Zgjedhja e Papës së ri: diplomaci apo gjeografi?

Zgjedhja e Papës së ri: diplomaci apo gjeografi?

Shqetësimet që po rriten në Izrael nga Trump

Shqetësimet që po rriten në Izrael nga Trump

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni