Të gjithë fansat e Manchester United u gëzuan kur klubi i tyre transferoi legjendën gjermane Schëeinsteiger për 6.5 milionë funte.
Megjithatë, mesfushori 31-vjeçar pjesën e fundit të Bayern e kaloi si i lënduar dhe shumica mendonin se aftësitë e jashtëzakonshme të tij në futboll janë pjesë e së kaluarës.
Të shtunën e javës së kaluar, ai luajti plot 90 minuta për skuadrën e cila drejtohet nga Louis van Gaal kundër Liverpolit dhe tregoi që ende mund të kontribuojë për ngjyrat e United.
Por një statistikë është mbi të gjitha.
Fituesi i Kupës së Botës dha 72 pasime, më shumë se cilido lojtar i Premier Ligës këtë fundjavë duke treguar edhe një herë klasin e tij si futbollist i nivelit të lartë.
Duket se i ashtëquajturi “veteran” ka ende për të treguar. /tesheshi.com/