Kreu demokrat Basha nuk ka dhënë asnjë shenjë zbutjeje pas një takimi me një delegacion të Parlamentit Europian, ku prezent ka qenë dhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein.
“Shqetësimi i të huajve ka qenë stabiliteti dhe detyra jonë është t’i tregojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar. Kriminalizimi ka shkatërruar vendin duke shkaktuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe pastaj i është lëshuar shqiptarëve”, tha kreu demokrat, duke vijuar me të njëjtin ligjërim të ashpër ndaj qeverisë.
“Parlament ilegjitim dhe një qeveri që nuk punon për njerëzit. Ishte e rëndësishme të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë. Nuk na mbetet asnjë mundësi tjetër: ose të bëhet fasadë më qeverinë e krimit ose t’i tregojmë vendit rrugën për të dalë nga kjo krizë”, shtoi Basha.
Ndërkohë, delegacioni pritet t’i japë të enjten konkluzionet e veta nga bisedimet me drejtuesit politikë, në qeveri e opozitës. /tesheshi.com/