Pas një takimi në ish-SHQUP, sot selia blu, me dyshen Lu – Vllahutin, kreu i PD-së Basha, tha se me Saimir Tahirin nis çmontimi i narkoshtetit.
Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, pavarësisht mbrojtjes politike që i bëri dje mazhoranca. Faktet e dala publikisht dhe fakte të tjera të cilat disponohen nga organet shqiptare të hetimit, nga prokuroria shqiptare, por edhe nga partnerët, do bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësitë e tij penale para ligjit shqiptar, për mbrojtjen dhe ndihmën që i ka dhënë jo thjesht një bande kriminale, por në përpjekje të suksesshme për ta kthyer Shqipërinë në vetëm 4 vite në një bazë të sigurtë të krimit të organizuar, në prodhuesin më të madh të kanabisit në europë dhe eksportuesin e drogave të lehta dhe të rënda dhe këto janë konstatime të institucioneve perëndimore, nuk janë thjeshtë konstatime të opozitës që padyshim ka qenë në ballë të kësaj beteje.
Por Saimir Tahiri nuk është fundi, por fillimi i një procesi të çmontimit të narkoshtetit, të çmontimit të mafias së narkotikes që ka kapur shtetin”, tha Basha.
Ndërkohë, ai paralajmëroi se nuk do ketë jetë normale parlamentare – por jo bojkot – pasi sipas tij, parlamenti i dalë nga 25 qershori është me vota krimi e droge. /tesheshi.com/