Kreu i opozitës Basha udhëtoi drejt Fierit, një hambar votash i PS-së, por dhe aty u prit me automjete me flamuj të militancës.
Ama, Basha u bëri thirrje që të mbajnë maska.
“Jeni ruajtur nga COVID, vazhdoni të ruheni, vëre maskën”, i tha Basha një zonje.
Më tej, ai tha se ndryshimi po vjen.
“Era e ndryshimit po vjen, një çlirim shpirtëror. Do iu lus të respektojmë kushtet që kërkon kjo fushatë të mbajmë maska të mbajmë distancë por ta cojmë përpara frymën e ndryshimit.
Plani ynë do bëjë të mundur stabilizimin e gjendjes që të mos detyroheni të mbyllni qepenat. Një ditë pozitive bashkimi më 25 prilli.
Do ju çlirojmë nga çdo stres dhe çdo problem i këtyre 8 viteve. Të gjithë bëhemi bashkë më 25, ta çlirojmë vendin nga e keqja dhe të sjellim pozitivitet”, vijoi Basha. /tesheshi.com/