Kreu demokrat Basha ka vijuar me përpjekjen për t’u konsideruar opozita reale, e kjo në kushtet kur ka dalë vullnetarisht jashtë sistemit.
Duke reaguar ndaj qasjes së Ramës mbi Reformën Zgjedhore, i cili pranon si faktor opozitar ata që ndryshe quhet “opozita e re”.
“Nuk ka opozitë të re dhe opozitë të vjetër. Ka vetëm një opozitë e cila përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve. Pjesa tjetër është pjesë e një parlamenti monist”, u shpreh Basha, duke kërkuar nga Rama që t’i përgjigjet 5 pikave të tij mbi Reformën Zgjedhore, shoqëruar me kredon e re, atë të “hapjes së krahut”.
“Nuk ka opozitë të re dhe opozitë të vjetër. Ka vetëm një opozitë e cila përfaqëson sot shumicën e zgjedhësve. Pjesa tjetër është pjesë e një parlamenti monist”, u shpreh Basha, duke vijuar më tej: “Shqipëria është në një krizë të thellë politike.Nuk kemi kohë për të humbur me njerëz që kanë dështuar dhe tani nuk duan të mbajnë më përgjegjësi. nëkëtë kohë të vështirë ku bizneset janë në kolaps. Të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza”, tha Basha. /tesheshi.com/