Kreu demokrat Basha tha se nuk shqetësohej aspak nga procedimi penal, ndërmarrë nga policia për të organizatorët e protestës të së enjtes me bllokim rrugësh në emër të mosbindjes civile.
“Unë e kam për nder që të procedohem penalisht bashkë me qytetarët që janë ngritur në një protestë legjitime, për të mbrojtur 11kuksianët e arrestuar padrejtësisht. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faji të pranuar të Edi Ramës për vendosjen e traut dhe tarifës në Rrugën e kombit”, deklaroi kryedemokrati.
Komentet e tij u bënë pas një takimi me me kren e Komunës Mitrovicës, Agim Bahtiri. /tesheshi.com/