Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Basha e Kryemadhi i “japin” çertifikatë pafajësie Elvis Rroshit: mbajnë në detyrë kryebashkiakun e dënuar

by te Sheshi
03/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Basha e Kryemadhi i “japin” çertifikatë pafajësie Elvis Rroshit: mbajnë në detyrë kryebashkiakun e dënuar

Një ngjarje politike e “çuditshme” ka ndodhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtarët e KQZ-së të zgjedhur nga PD-ja dhe LSI-ja kanë votuar kundër heqjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili është dënuar me dy vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë në vitin 2005 për një vepër penale jo të vogël, si ajo e “falsifikimit të dokumenteve dhe përvetësimit të pasurisë” nga gjykata italiane.

Në fakt, vetë Agron Kapllanaj, këtë dënim e ka të pasqyruar vetë në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2016, kur kjo çështje u rimor nga KQZ, të gjithë anëtarët dhe të PS-së e shpallën çështjen si të arkivuar pasi sipas tyre gjersa bëhet fjalë për çështje të tillë, të arkivuar pra, kjo nuk përbën problem. Po në këtë kohë KQZ trajtoi me të njëjtin standard Elvis Rroshin e Kavajës, apo deputetin Shkëlqim Selami.

Dhe pas një viti, PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të kërkojë hetime shtesë për Elvis Rroshin dhe Shkëlqim Selamin. Llalla gjen dokumentet: sipas Prokurorisë Rroshi ka qenë i arrestuar në Zvicër, kurse Shkëlqim Selami deputeti i LSI-së i kaluar me PS-në është dënuar si Kapllanaj për falsifikim.

Rroshi u arrestua, është në hetim, u largua nga drejtimi i Bashkisë së Kavajës, ndërsa Shkëlqim Selami gjithashtu la mandatin e deputetit tre muaj përpara se të mbyllej Kuvendi.

PS-ja u dërrmua politikisht nga njolla e dekriminalizimit, duke humbur bashkinë e Kavajës, që Edi Rama e konsideronte si një bastion politik tashmë. PD-ja megjithatë luftën ndaj krimit e mori si kryeçështjen politike, duke bërë aleancë të fortë edhe me LSI-në që sot drejtohet nga Monika Kryemadhi.

Në rastin “Tahiri”, opozita akuzoi mazhorancën se po pengon Prokurorinë të hetojë, megjithëse Saimir Tahirit ju hoq imuniteti për t’i kontrolluar shtëpinë, telefonin, korrespondencën etj., duke mos lënë vetëm arrestimin flagrant si opsion.

Mirëpo në këto ditë, kur opozita refuzon të gjitha argumentet për të diskutuar vetëm për lidhjen e krimit, PS-ja ka rimarrë çështjen e Agron Kapllanajt, kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, i cili fatkeqësisht është dënuar me vendim të prerë të gjykatës italiane. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme, e konsideron çështjen “Kapllanaj” si të mbyllur, pasi ka kaluar 10-vjeçari i parashkrimit të krimit. Pra dosja është arkivuar. Por Agron Kapllanaj është zgjedhur në vitin 2015, pikërisht kur ishte në kufirin 10-vjeçar.

Ndoshta zoti Kapllanaj, mund të jetë vërtetë i pafajshëm, dhe ndoshta vendimi i gjykatës italiane nuk ka qenë shumë i drejtë. Ka mjaft gjasa për këtë.

Por Partia Demokratike, kur ndërmorri nismën e dekriminalizimit mori përsipër edhe rolin e puritanit, pra siç e deklaroi hartuesi i ligjit, Bylykbashi: “E di se shkelen të drejtat, por ne mendojmë se nuk duhet të ketë asnjë politikan me precedente zyrtare kriminale”.

Dhe si e tillë, PD-ja thjesht për standardin që kërkoi për  Saimir Tahirin së fundmi, duhet ta kishte larguar kryebashkiakun e saj të dënuar, qoftë edhe padrejtësisht, apo edhe pse i ka mbaruar afati i dënimit.

Por shkoi akoma më  tej, kur sot PS-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka provokuar hapur opozitën. I është kërkuar të rihapë çështjen “Kapllanaj”, meqë ai rezulton i dënuar në Itali. Ndodhi që PD-ja dhe LSI-ja bashkuan votat dhe votuan kundër, duke i dhënë Edi Ramës sot një kartë që u duk se ja kishin hequr me kohë, për të thënë se “vërtetë unë mbaja njerëz me precedent, por këta i ka edhe PD”.

Më kryesorja është se Lulzim Basha ka rrëzuar një fitore të madhe që arriti me shumë mund: atë të Kavajësm, ku jo vetëm largoi Elvis Rroshin por edhe fitoi më 25 qershor zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Kavajës, një aset që mund ta përdorte moralisht. Ndërsa me këtë votim në KQZ, PD-ja dhe LSI-ja i kanë dhënë Elvis Rroshit çertifikatën e pafajësisë.

Rroshi u largua nga kryebashkiak se kishte marrë një dënim si minoren, kur ishte në një kamp refugjatësh. Kurse Agron Kappllanaj, një zyrtar i PD-së rri në detyrë edhe pse është dënuar si adult, dhe që rri duke përdorur “procedurën”. A duket se ka një ngjashmëri me dikë që sot lufton dekriminalizimin? /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Basha: u fsheh kapja e 2 patentave fallco të Tahirit, reagon policia e Elbasanit

Basha: u fsheh kapja e 2 patentave fallco të Tahirit, reagon policia e Elbasanit

Demarkacioni në arbitrazh, ja ç’thotë zyra e BE-së në Kosovë

Demarkacioni në arbitrazh, ja ç’thotë zyra e BE-së në Kosovë

Rama përplaset për Kosovën me kryeministren serbe në Marok, Brnabiç përmend Katalonjën

Rama përplaset për Kosovën me kryeministren serbe në Marok, Brnabiç përmend Katalonjën

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni