Rusët kanë vijuar dhe sot t’i bëjnë reklamë sistemit të ri raketor “Avangard”, përuruar me anë të një testi një ditë më parë.
Arma e re strategjike e Rusisë e ka bërë çdo mbrojtje raketore të padobishme – tha Zv/kryeministri rus, Yuriy Borisov.
Borisov i tha televizionit kombëtar rus se sistemi i ri raketor “Avangard” fluturon 27 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, duke e bërë atë të pakapshëm nga interceptuesit.
Siç shtoi ai, ky sistem “në thelb e bën mbrojtjen raketore të padobishme”, raportoi AP.
Borisov e tha këtë pasi presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri testimin e sistemit dhe e mirëpriti atë si një garantues i besueshëm i sigurisë së atij vendi për vitet e ardhshme.
Siç raportoi Reuters më parë, Kremlini njoftoi të mërkurën se sistemi “Avangard”, i cili mund të mbajë bërthama bërthamore dhe konvencionale, u testua me sukses dhe se testi u ndoq nga presidenti rus.
Në mars, presidenti rus njoftoi armë të reja, duke përfshirë “Avangard”, dhe tha se ato mund të godasin çdovend në botë dhe mund të shpëtonin nga mbrojta raketore amerikane. /tesheshi.com/