Nëpër rrugët e Sidnejt, me rastin e festivalit “Sydney Writers Festival”, shëtiste hareshëm autobusi i quajtur Russ: autobus dhe biblotekë në të njëjtën kohë. I projektuar nga dizenjuesit e Lava me filiale të ndryshme në Sidnej, Shangai, Shtutgard dhe Berlin.
Një numër prej rreth 4 mijë nxënësish dhe studentësh nga rreth 28 shkolla dhe fakultete të ndryshme patën mundësinë të hipnin në këtë autobus i cili u mundësoi atyre shkurtimin e rrugës drejtë botës së librit.
Autbusi është i ndarë në katër njësi të ndryshme: njëra për shoferin; zona multimediale; bibloteka dhe sallae lojrave. Praktik, i qëndrueshëm dhe ekonomik, autobusi-librari ka një kapacitet prej rreth 20 fëmijësh në të njëjtën kohë duke ju ofruar atyre hapësira për aktivitete por dhe ulëse të sigurta dhe të qendrueshme për udhë.
A do të bëjë udhëtime të tjera ky autobus gjatë muajve në vijim? Entuziazmi i të vegjëlve por dhe më të mëdhenjve qe aq i madh saqë me sa duket shumë shpejt, jo më larg se në muajin maj, autobusi do të rinisë aktivitetin.
Marrë nga sky.it– /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=Z7GV1vTe6h4