Një emër i ardhur nga e majta, madje eksponent i qeverisjes Rama, kreu i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, ka servirur një fakt lidhur me partizanët dhe ballistët që “çon ujë tek e djathta”, këto ditë debati të nxehtë mbi të kaluarën e luftës dhe profilin politik e social të dy grupimeve: komunistëve dhe ballistëve.
Si një njohës ekselent i arkivave britanike, Tare tha se ka hasur tek ato detaje mjaft interesante, si fjala vjen kujtimet e kapiten Libertinit si misionar i forcave aleate i ardhur në Shqipëri, sipas së cilit, Ymer Dishnica – dhe përgjithësisht parizanët – i kërkonte pastë dhëmbësh në takim me të, ose sheqer; ndërsa ballistët, në takim me aleatët pinin çaj me ta, pasi ishin më fisnikë në sjellje. /tesheshi.com/