Ka vdekur aktori Tyler Christopher Baker: “Ai ishte një shpirt i dashur dhe një mik i mrekullueshëm”
Aktori amerikan Tyler Christopher Baker ka vdekur në moshën 51-vjeçare.
Ai ishte më i njohur për rolin e tij në serialin “General Hospital”. Lajmin e ka ndarë në Instagram miku i tij Maurice Benard.
“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Tyler Christopher. Tyler ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi pësoi një atak në zemër në banesën e tij në San Diego”, shkruan Benard dhe shton:
“Tyler ishte një individ me të vërtetë i talentuar që do të shkëlqente në çdo skenë që interpretonte dhe kënaqej duke u sjellë gëzim fansave të tij besnikë përmes aktrimit të tij. Tyler ishte një shpirt i sjellshëm dhe një mik i mrekullueshëm për të gjithë ata që e njihnin”.
Maurice e quajti kolegun e tij të ndjerë “një avokat për një shëndet më të mirë mendor dhe trajtim të varësisë”, duke iu referuar betejave të tij me depresionin dhe alkoolin, për të cilat Tyler foli hapur.
Tyler Christopher ishte i martuar me Eva Longoria nga viti 2002 deri në 2004. /tesheshi.com/