Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Artizanët e xhamisë së Madhe të Heratit: profesioni më shumëngjyrësh në botë

by te Sheshi
04/01/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Artizanët e xhamisë së Madhe të Heratit: profesioni më shumëngjyrësh në botë

Pavarësisht dekadave lufte dhe trazirash, një grup artizanësh afganë nuk e kanë humbur shpirtin krijues në punën e tyre. Ata vijojnë të punojnë, duke nxjerrë nga duart me kujdes tulla të reja të gdhendura për Xhaminë e Madhe të Heratit.  Me anë të një pune të gjatë dhe të kujdesshme, gjithçka po merr formë, dhe profesioni i tyre mund të cilësohet pa frikë si profesioni më shumëngjyrësh i botës. Më poshtë paraqiten disa aspekte të kësaj krijmtarie, me fotografi profesionale që japin një panoramë impresive.

Një botë kumbuese

Në Afganistan, këta burra janë në procesin e punës në një dhomë të nxirë nga tymi. Ata ulen midis kovave me bojëra të trasha, duke punuar nëpër stola të bëra prej guri gri të errët. Rreze të vetmuara drite depërtojnë përmes dritareve të larta në tavan drejt stivave me tulla balte të lyera me një shtresë të hollë grije të mbyllur. Skena mund të duket monokromatike, por këta njerëz kanë një nga punët më shumëngjyrëshe në botë: ata bëjnë tulla për Xhaminë e Madhe të Heratit (Jama Masjid).

Perla e Heratit

Vendosur në një park të vogël në qendër të qytetit të zhurmshëm afgan, xhamia shumëngjyrëshe është një oaz mes uturimës së motoçikletave dhe thirrjeve të shitësve në Pazar në rrugët që e rrethojnë.

Festë për syrin

Mozaikë intrigues janë të dukshëm në pjesën e jashtme të xhamisë. Edhe pse efekti i përgjithshëm është ende ngërthyes, vite të tëra vështirësish e dëmtimesh nga luftërat afgano-angleze kanë bërë të humbasin shumë nga tullat, ndërsa pjesa më e madhe e shtrirjes së re të xhamisë kërkojnë dizenjo të re. Pjesa më e madhe e përgjegjësisë për përpjekjet e restaurimit është lënë në duart e nëntë burrave që qëndrojnënë punishte të vogla në periferi të xhamisë.

Njeriu pas gjithë punës

Hasani mbikqyr tetë studentë dhe mësues në punishte dhe është përgjegjës për mikpritjen e turistëve. Pavarësisht anglishtes së tij të paktë, është e qartë se ai e njeh vendin, brenda e jashtë në pëllëmbë të dorës: pasojë e 16 vjetëve që ai punon këtu.

Pak nga kjo, pak nga ajo

Duke shëtitur përmes punishtes, Hasani prek me dorë llojet e ndryshme të asortimenteve përpara se të zgjedhë një pjesë metalike të zënë ndryshk. “Bakri i oksiduar përzihet”, thotë ai duke imituar me gjeste procesin e grirjes, “për të krijuar ngjyra”. Ai vijon të zgejdhë pjesë të tjera metalike, xhami dhe gru nga stolat, duke bërë me dorë së pari nga një havan me shtypësin e tij, e më pas nga një prej tetë shembujt e ngjyrave  mbi një paletë tulle.

Humbur gjatë përkthimit

Kru aglishtja e lë në baltë, Hasani konsultohet me një libër të vogël me shënime të shkruara me kujdes në farsi dhe të përkthyera keq në anglisht. kur e pyet se ku e ka mësuar anglishten, ai qesh sikur kërkon ndjesë: përkthim nga interneti.

Duke ndërtuar fuqi

Duke ecur lart e poshtë nëpër punishte, Hasani tregon çdo pjesë të procesit të realizimit të tullave. Në një dhomë anësore, gurët dhe xhami janë vendosur nën ruajtje.

Dizenjimi në letër

Shumë nga motivet e tullave janë vizatuar me laps nga një mësues i vjetër që punon heshtazi në një qoshe. Sapo një motiv përfundohet, përgjatë formave të tij punohen vrima të vogla, dhe motive transferohet në tullat e bardha duke mbushur me qymyr vrimat e vogla. Përvijimet e qymyrit më pas gjurmohen me bojë të zezë.

Aspak tym

Sobat për pjekjen e tullave ndodhen në një dhomë të errët pranë hyrjes së punishtes, e pranë tyre turra me dru të bardhë nga periferitë e Heratit. Edhe pse emri anglisht i pemës nuk i vjen, ai thotë se prodhon një hi të imët që ndonjëherë përdoret për të prodhuar zmaltues dhe bën shumë pak tym.

Ndonjë gabim i vogël

Grumbuj tullash të thyera mund të shihen të shpërndara nëpër punishte, ngjyrat e tyre të gjalla gradualisht duke u zbehur nën shtresën e trashë të pluhurit.

Një angazhim anësor

Mes tullave të përfunduara e gati për përdorim janë edhe dhuratat për organizata që japin donacione për xhaminë. Disa donatorë janë biznesmenë të pasur afganë, ndërsa të tjerët janë ambasadat e huaja dhe fondacionet.

Beteja është e vërtetë

Restaurimi dhe rindërtimi është një ndërmarrje e kushtueshme. Luftërat kanë kufizuar burimet, edhe kështu të varfra të Afganistanit, dhe restaurimi i godinave historike nuk është prioritet i rëndësishëm për qeverinë; nuk ka mjaftueshëm turizëm sa për të krijuar kërkesë të vërtetë. Disa afganë më të pasur dhe fondacione janë zotuar për të mbështetur përpjekjet e ndërtimit, por nuk është mjaftueshëm.

Nisjet e harruara

Shkëlqimi aktual i xhamisë fsheh nisjen e saj modeste. Themelet e xhamisë u vendosën në periudhën Ghurid në vitin 1200, por gjithçka që ka mbetur nga xhamia e vogël origjinale është një hyrje jashtë punishtes së tullave.

Shtresë pas shtrese

Më pas, gjatë shekullit, xhamia si shumë ndërtesa në Afganustan, ra nën valën shkatërrimtare të bandave të Xhenxhis Khan. Ajo virtualisht u shkatërrua, por arkitektët përpara dhe gjatë periudhës së Timuridit, në vitet 1300-1400, rindërtuan një xhami më të madhe rrënojave të së parës. Shtresa e fundit është kujtesë e themeleve të periudhës Ghurid, ndërsa shtresa me tulla përsipër është relike e periudhës Timurid.

Cikli vazhdon

Për gati disa qindra vjetët e mëvonshëm, xhamia vijoi të rritej së bashku me qytetin e Heratit, deri sa pjesa më e madhe e saj u shkatërrua gjatë luftërave anglo-afgane në shekujt e 19 dhe 20. Pjesa më e madhe e asaj që duket sot është produkt i restaurimeve nga vitet 1945 deri në vitin 1970, por Afganistani që nga ajo kohë u zhyt sërish në një luftë tjetër nga e cila nuk ka dalë akoma.

Shfaqja duhet të vazhdojë… 

Pavarësisht dekadave luftë dhe trazira, Hasani dhe artizanët e tjerë vazhdojnë punën me mozaikët e xhamisë.

Rrethana modeste, rezultate të pabesueshme

Brendësia e bardhë e punishtes është e leverdisshme; është një vend i përkohshëm për mozaikët e papërfunduar dhe nuk krijon asnjë sfidë për madhështinë e xhamisë. Mbushur me tingujt e kazmave të vogla që gërrmojnë me kujdes në tulla, muret e saj janë të mbushura me mozaikë gjysmë të përfunduar që presin të restaurohen ose të zbukurohen.

Ndoshta një souvenir?

Artizanët shtojnë të ardhurat e financimeve që marrin duke shitur tulla për turistët që ndodhen aty për vizitë. Paratë shkojnë për blerjen e materialeve të thjeshta si letër apo lapsa për ata që vizatojnë motivet.

Dyert e xhamisë janë të hapura për të gjithë vizitorët, sidomos gjatë namazit. Punishtja e tullave mund të gjendet në cepin juglindor. Hyrja është falas, por donacionet do të ishin shumë të vlefshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës
Sociale & Shoqëri

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
2-vjeçari bën përpjekjen maksimale, mundohet të shpëtojë binjakun që e ka zënë poshtë dollapi (video)

2-vjeçari bën përpjekjen maksimale, mundohet të shpëtojë binjakun që e ka zënë poshtë dollapi (video)

Përballja londineze mes Totenhemit dhe Çelsit e fundit në maratonën futbollistike të fundvitit në Premier League

Përballja londineze mes Totenhemit dhe Çelsit e fundit në maratonën futbollistike të fundvitit në Premier League

Kur nga Durrësi dekorohej ish-presidenti amerikan Teodore Roosevelt

Kur nga Durrësi dekorohej ish-presidenti amerikan Teodore Roosevelt

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni