Pas një “pushimi të gjatë” ka ridalë sërish në skenë prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj. Ai, një specialist i hetimeve për pastrimin e parave, ka prej tre vitesh që ka mbërritur në Tiranë për reformën në drejtësi.
Juncaj është shfaqur me Arta Markun në analizën e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo prokurori ka në dorë disa dosje voluminoze të të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”.
Në këto dy javë, Arta Marku ka trokitur në dyert e disa prokurorive të rretheve. Pas kësaj analize, ka pasur operacione masive nga prokuroria dhe policia si në Elbasan, Vlorë apo dhe Durrës.
Dalja e Gjon Juncajt duket se ka një kuptim të rëndësishëm. Para pak kohësh, prokurori shqiptaro-amerikan mbajti një fjalim ku akuzoi kastën e prokurorëve dhe gjyqtarëve se kanë turpëruar vendin. /tesheshi.com/