Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve u mblodh sot për të diskutuar miratimin e akteve të ligjit të ‘Dekriminalizimit’. Palët kanë arritur marrëveshjen sot rreth orës 12:00.
Negociatat e sotme kanë pasur në thelb disa çështje teknike, të cilat janë tejkaluar dhe palët kanë arritur në një qendrim të unifikuar.
Arritja e një marrëveshje për aktet nënligjore i hap dritën jeshile vijimit të mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, po ashtu edhe seancës parlamentare. /tesheshi.com/