Luis Carlos Da Rosa është arrestuar nga policia 30 vjet pasi ka qenë në kërkim nga policia. Da Rosa është arrestuar nga policia braziliane dhe konsiderohet si një nga baronët më të mëdhenj të kokainës në Amerikën e Jugut.
Gjatë çerek shekullit në arrati, ai ka bërë kirurgji plastike për të mos u njohur dhe për t’i shpëtuar autoriteteve.
Ai u arrestua në Soriso, një qytet në perëndim të Brazilit. Da Rosa kishte ndryshuar emrin në Vitor Louis de Moraes. 150 agjentë policie morën pjesë në aksionin për kapjen e Da Rosa dhe njeriut të tij të besuar, si dhe u sekuestruan makina luksoze, avionë turistikë me të cilët transportohej kokaina, si dhe mallra të tjera vlera e të cilave
shkon deri në 10 milionë Dollarë.
Policia përgjonte në fshehtësi baronin e kokainës. Autoritetet krahasuan foton e Moraes me atë të Da Rosas dhe arritën në përfundimin se është i njëjti person. Policia ka deklaruar se kokaina kultivohej dhe përpunohej në Bolivi, Kolumbi dhe Peru e më pas transportohej në SHBA dhe në Evropë. Sipas hetuesve, Da Rosa ka një pasuri prej 100 milionë Dollarë, duke zotëruar makina, prona të ndryshme dhe një pjesë të parave i ka të fshehura në llogaritë
offshore. /tesheshi.com/