Një arratisje e bujshme shqiptarësh ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një qendër e paraburgimit në Athinë. Sipas asaj çfarë përshkruhet deri më tani, skena e arratisjes ka qenë e ngjashme me atë të në filmin “Gracka”, ku Refiku, një diversant i kapur nga sigurimi, hiqet sikur i dhemb barku.
Gardiani hap derën për parë nga afër e aty më pas i sëmuri vepron duke e neutralizuar. Por ndërsa Refiku nuk i kaloi dot telat me gjemba pasi u sharrua nga breshëritë e rojeve përjashta, Endrit Bagaj dhe Astrit Xhelo, dy të konfirmuarit, kanë mundur të “çajnë ferrën”, e tani janë në kërkim nga forca të shumta greke. Me ta thuhet se janë arratisur dhe dy gjeorgjianë.
Ata mbaheshin në një qeli në pritje të transferimit në burgje të ndryshme të vendit.
Pak ditë më parë të arratisurit kishin qenë protagonistë të një episodi dhune në burgun e Koridhalos në Athinë – raporton TCH.
Ka qenë fillimisht njëri prej tyre i cili ka kërkuar ndihmë duke u hequr si i sëmurë, por sapo kanë hyrë gardianët për ta parë se çfarë kishte, të dënuarit e tjerë kanë vepruar duke i kërcënuar me e më pas mbyllur ata në qeli.
Me armët e rrëmbyera policëve, ata kanë mundur të arratisen, duke qenë dhe lajm kryesor në mediat greke këtë të hënë. /tesheshi.com/
.