Celuliti është një formë joestetike që prek gati 80% të femrave. Faktorët që ndikojnë në krijimin dhe shtimin janë në radhë të parë gjenetikë, pra lidhen me trashëgiminë, më pas jeta sedentare, ushqimi jo i shëndetshëm, veshjet tepër të ngushta etj. Nga ana tjetër ekzistojnë faktorë që mund ta luftojnë dhe që mund ta parandalojnë.
Ndër to veçojmë një dietë me përdorimin e frutave tropikale si arra e kokosit dhe ananasi. Për celulitin, në fillimet e krijimit është i këshillueshëm konsumi i ananasit pasi përmban vitaminën C, e cila pengon zmadhimin e enëve të gjakut si dhe e mban lëkurën elastike, ndërkohë betakaroteni dhe magnezi ndihmojnë në hidratimin e saj.
Për celulitin e akumuluar prej kohësh këshillohet arra e kokosit, veçanërisht lëngu. Përmban potasium dhe magnez që ndihmojnë organizmin për një qarkullim dhe një ekuilibrim sa më të mirë të ujrave. Uji i kokosit ndihmon trupin që të pastrohet nga toksinat e ndryshme. /tesheshi.com/