Një skenë e pazakontë nga fushat sportive na vjen nga Argjentina. Në ndeshjen midis Thomas de Rocamora dhe Velez Sarsfiedl, basketbollistja e Thomas-it, Antonella Gonzalez, tërhoqi vëmendjen e mediave botërore.
Basketbollistja e përmendur shkoi në stol gjatë lojës dhe ushqeu me gji foshnjën e saj 11 muajshe.
“Gjithmonë e kam lënë atë të ushqehet me gji para ndeshjes. Ne tashmë kishim mbaruar së foluri me trajnerin dhe i thashë se më duhej pak kohë. Ishte e gjitha e natyrshme,” tha Gonzalez, duke shtuar:
“Shpresoj se ky do të jetë një shembull për nënat që pas shtatzënisë dhe lindjes ata mund të kthehen në sportet aktive,” përfundoi basketbollistja.
Ekipi i saj fitoi me 61:44, dhe Gonzalez shënoi tetë pike. /tesheshi.com/