Autoritetet Saudite raportojnë se kanë parandaluar një sulm vetëvrasës kundër Xhamisë në Mekë, që është vendi më i shenjtë në Islam.
Sipas ministrisë së brendshme Saudite, një kamikaz hodhi veten në erë kur forcat e sigurisë rrethuan ndërtesën ku ai qëndronte.
Ndërtesa, që ndodhej pak kilometra larg Xhamisë së Shenjtë, u shemb duke shkaktuar lëndimin e 11 personave pershfirë disa oficerë policie.
Miliona muslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Meke për fundin e Ramazanit.
Zyrtarët sauditë nuk kanë ende detaje të hollësishme për ngjarjen.
Arabia Saudite ka qënë vitet e fundit shënjestër e disa sulmeve vdekjeprurëse, që janë marrë përsipër nga ISIS. Shumica e këtyre sulmeve kanë vënë në shënjestër objektet e kultit dhe forcat e policisë.
Në korrik 2016, katër oficerë policie humbën jetën në një sulm vetëvrasës pranë Xhamisë së Profetit në Medine.
Arabia Saudite është pjesëtar i koalicionit kundër ISIS dhe grupeve të tjera problematike në Siri dhe Irak, i udhëhequr nga Shetet e Bashkuara.
Ndërkaq, vënia e Mekës në shënjestër të sulmeve terroriste, është dënuar me forcë nga disa autoritete të larta fetare dhe civile të botës islame si Lidhja e Botës Islame, Oganizata e Bashkëpunimit Islam, Organizata Islame për Shkencat Arsimin dhe Kulturën (ISISCO), si dhe nga shumë vende arabe e islame. /tesheshi.com/