Jo vetëm në Durrës; emiratasi Muhammed El Alabbar, president i EMAAR Grup, duket se po e shoqëron kryeminsitrin Rama dhe në stacione të tjera gjatë fushatës.
Arabi që ka vendosur të investojë në Durrës 2 miliard euro, duket se po i bëhet krah këtë fushatë.
Ai u shfaq me shefin e mazhorancës dhe gjatë uljes së avionit të parë në areoportin e Kukësit, që gjithashtu është një investim arab në fillesat e para.
Nuk dihet nëse El Alabbar do vijojë të jetë mbështetje për Ramën dhe javën që vjen, e cila kulmon me votimet e së dielës, por ngjan sinjfikativ ky rast ku për herë të parë një i huaj mbështet një politikan shqiptar gjatë një fushatë, për më tepër arab. /tesheshi.com/