Ministria e Ekonomisë e Serbisë ka njoftuar zyrtarisht se “Al Dahra” është pronari i ri i kompanisë bujqësore PKB. “Al Dahra”, e cila është liere në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ofruar 105.05 milionë euro për blerjen e PKB.
PKB zotëron 16,785 hektarë tokë, 70 kilometra rrjet kanalizimi për ujitje, 17,000 krerë gjedh, prona dhe pajisjeve.
“El Dahra” në Serbi ka funksionuar që nga viti 2014, kur morri 51% të kompanisë “Rudnap Agrar” të Vojin Lazareviç dhe u bë pronari i shumicës.
“El Dahra” po investon për të siguruar prodhimin e ushqimit për Emiratet e Bashkuara Arabe, duke poseduar dhe në Egjipt 54,000 hektarë, e ndjekur nga rreth 4,000 hektarë në Shtetet e Bashkuara dhe të njëjtën gjë, dhe në Spanjë, si dhe rreth 2,000 hektarë në Australi.
Arabët e kësaj kompanie, kanë njoftuar më parë se qëllimi i tyre është që të kenë 20,000 hektarë tokë bujqësore në Serbi. /tesheshi.com/