“Aqaba Meeting”, ndryshe “Takimet e Akabës”, është një aktivitet i viteve të fundit në kuadër të anti-terrorizmit, që për 2018-ën do e ketë vendzhvillimin në Tiranë.
Është kjo një inisiativë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah, nisur që në vitin 2015 në këtë vend, por që pas tre vitesh do zhvendoset në Tiranë. Por vetë ofiqari i lartë i Damaskut, pikërisht Mbreti Abdullah, do mungojë për shkak të një vale protestash të shpërthyera në vendin e tij me shkak taksat.
Takimi i Tiranës pritet të mbledhë krerët e rajonit, por dhe shumë figura të tjera si klerikë, ekspertë sigurie e diplomatë.
Vetë kryeministri Rama do jetë mikëpritësi i këtij aktiviteti. /tesheshi.com/