Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A do jetë kjo verë e fundit në paqe për Europën?!

Të gjithë kanë frikë nga shtatori: shpjegimet e një analisti ushtarak gjerman

by te Sheshi
11/04/2025
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
A do jetë kjo verë e fundit në paqe për Europën?!
69
SHARES

Sönke Neitzel, një nga historianët kryesorë ushtarakë gjermanë, së fundmi shkaktoi shumë vëmendje duke thënë se vera e pritshme mund të jetë e fundit e paqes në Evropë. Se, ndoshta shumë shpejt, presidenti rus Vladimir Putin mund ta vërë në provë gjithë Perëndimin.

Duke folur për DW, Neitzel fillimisht tha se po fliste për skenarin më të keq: “Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. Është e paqartë. Askush nuk e di vërtet se çfarë dëshiron Putini ose çfarë po bën.”

Siç shprehet ai, presidenti amerikan Donald Trump është shkatërrues ndaj NATO-s, ndërsa në të njëjtën kohë punon për një “marrëveshje paqeje negative në Ukrainë”.

“Kjo i liron forcat e Putinit për t’u marrë me gjëra të tjera. Dhe një manovër e madhe ushtarake është paralajmëruar në Bjellorusi për vjeshtë,” thotë ai, duke kujtuar se “stërvitja ushtarake” e vitit 2021 ishte në fakt një dislokim i trupave për të sulmuar Ukrainën.

Llogaritja e Putinit

Neitzel konkludon se NATO, dhe veçanërisht Gjermania, duhet të përshpejtojnë forcimin e mbrojtjes së saj. Sepse Putini, siç thotë ai, nuk do të presë që NATO të forcohet para se të sulmojë një anëtar të aleancës ushtarake perëndimore.

“Sidomos në Gjermani, shumë njerëz mendojnë: ‘Epo, ne ende kemi paqe’. Por unë them se nuk kemi. Ne as nuk jemi në luftë. Jemi në një fazë të ndërmjetme. Dhe mendoj se duhet të përgatitemi dhe të përshpejtojmë,” shton Neitzel.

Ai beson se pretendimet se Putini është “i çmendur” janë krejtësisht të padobishme. “Unë mendoj se ai ka llogaritjen e tij. Kjo i bën gjërat të vështira për ne sepse, nëse dëshironi, ne udhëhiqemi nga një logjikë tjetër. E drejta ndërkombëtare, kufijtë nuk duhet të shkelen dhe të ngjashme. Ndërsa Putini ka një arsye tjetër.”

“Nga këndvështrimi i tij, një vend si Ukraina, i cili po afrohet gjithnjë e më shumë me Perëndimin dhe po zhvillon demokracinë, bëhet një kërcënim për rendin e tij ndërkombëtar”, shton historiani.

Neitzel sheh në fjalimet e Putinit idenë e vjetër ruse të hegjemonisë në Evropë dhe shtypjen e ndikimit amerikan. Nuk ka të bëjë vetëm me Donbasin, thotë ai. “Ky është një konflikt midis Perëndimit dhe Rusisë,” thotë ai.

“Ka kuptim të jesh i përgatitur”

Në Gjermani ka diskutime të gjalla për këtë. A është edhe NATO fajtore për gjithçka? Çfarë më pas? Si të parandaloni një konflikt të mundshëm të madh?

Kjo do të jetë detyra kryesore e qeverisë së ardhshme në Berlin, e cila do të drejtohet nga kristiandemokrati Friedrich Merz në një koalicion me socialdemokratët. Kur u pyet se çfarë duhet të bëjë qeveria në këtë drejtim, Neitzel thotë:

“Meqenëse nuk e dimë se çfarë na pret e ardhmja, mendoj se është e kujdesshme të jemi të përgatitur”.

“Evropa ka folur për forcimin e mbrojtjes së saj që nga viti 2014 dhe aneksimin e Krimesë. Histori, histori dhe histori të pafundme. Ursula von der Leyen dhe të tjerë. Dhe Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe bla, bla, bla,” thotë Neitzel.

Çfarë po e pengon Bundeswer-in?

Në fakt pak është bërë, madje edhe në Gjermani, thotë ai. Dhe kjo pavarësisht se në vitin 2022 u miratua një buxhet shtesë i veçantë për Bundeswehr-in prej njëqind miliardë eurosh.

“Nëse nisemi nga fakti se Evropa duhet të jetë në gjendje të mbrohet, të jetë gati për luftime, ka ende shumë për të bërë. Ky duhet të jetë fokusi i qeverisë së re”, shton historiani ushtarak.

Neitzel beson se roli i Bundeswehr-it gjerman në NATO dhe Evropë duhet të jetë kryesisht ai i një ushtrie tokësore. “Ne jemi tradicionalisht një fuqi tokësore. Dhe të tjerët, britanikët dhe francezët, mund të kontribuojnë më shumë me forcat ajrore, marinën, aftësitë bërthamore dhe forcat speciale.”

Sipas tij, ushtrinë gjermane duket se e ka zënë gjumi në fillim të viteve 2000. Ai beson se nevojiten shumë teknologji moderne, dronë, trajnime. Dhe një nga problemet është burokracia e ngadaltë që ngadalëson modernizimin.

Nëse rusët kalojnë urën për në Estoni…

“Kjo është një sfidë e madhe për Perëndimin dhe evropianët, sepse ne jemi mbështetur shumë tek Shtetet e Bashkuara për sigurinë tonë. Dhe tani po dëshmojmë një ndryshim, një kalibrim të ri të arkitekturës së mbrojtjes perëndimore. Kjo kërkon pak kohë, sepse ky është një sistem që ekziston për 75 vjet”, thotë Neitzel.

Rezultati, thotë ai, është i pasigurt. Është e vështirë të thuhet tani nëse, për shembull, Presidenti i SHBA Trump do të qëndrojë pas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s. Ky nen përcakton se e gjithë Aleanca i përgjigjet një sulmi ndaj ndonjë prej anëtarëve të saj.

“Pra, skenari më i keq është që të përfundojmë në luftë me Rusinë. Ose t’i nënshtrohemi presionit rus dhe të refuzojmë të luftojmë. Ose skenari më i mirë – që paqja të mbretërojë në Ukrainë, që SHBA të qëndrojnë në Evropë, që evropianët të armatosen dhe të kemi një dekadë paqeje”, rendit bashkëbiseduesi i DW.

Duke folur për skenarët e mundshëm për sulmet e ardhshme ruse, Neitzel është mjaft i sigurt se Putini do të vazhdojë të testojë Perëndimin me “luftë hibride” – duke shkatërruar kabllot nënujore në Detin Baltik ose me subversion politik.

“Dhe ndoshta do të ketë një situatë, këtë vjeshtë ose më vonë, ku brigada ruse kalojnë urën në Narva në Estoni dhe thonë se tani është territor rus. Cili do të ishte reagimi ynë atëherë?”, pyet Neitzel.

“Unë mendoj se duhet të jemi shumë të qartë këtu, si në Luftën e Ftohtë – nëse kaloni këtë vijë, atëherë ne jemi në luftë,” shton ai. “Ky lloj parandalimi është, për mendimin tim, mënyra më e mirë për të parandaluar luftën.” /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Si po arrihet një paqe historike në kohë trazirash

Si po arrihet një paqe historike në kohë trazirash

Letra “bombë” për Netanyahun

Letra “bombë” për Netanyahun

Turqi e Izrael, duan apo nuk duan luftë?!

Turqi e Izrael, duan apo nuk duan luftë?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni