Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Anketa: Ja sa për qind e kosovarëve do të votojnë në lokalet e 22 tetorit siç votuan në parlamentaret e 11 qershorit

by te Sheshi
18/10/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Anketa: Ja sa për qind e kosovarëve do të votojnë në lokalet e 22 tetorit siç votuan në parlamentaret e 11 qershorit

Nga Bashkim Kastrati

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit ndoshta janë më interesantet që nga paslufta në Kosovë. Kjo për faktin se në shumë komuna, disa nga bastionet e partive politike pritet të bien dhe të merren nga parti të tjera, ku kërcënuesi kryesor Vetëvendosje; kjo pasi në zgjedhjet e përgjithshme, ato të 11 qershorit, kjo parti doli e para pa koalicion, rezultat që synon ta marrë edhe në lokalet e datës 22.

Por e gjithë dilema është nëse do të votohet njësoj si me 11 qershor? Që do të thotë se a do e diferencon votuesi siglën e partisë nga kandidati? Nëse mbetet vota e njëjtë, në shumë komuna si Gjilani, Podujeva, Fushë Kosova, Dardana (Kamenica), Istogu, Ferizaj dhe të tjera, mund të përmbysen.

Një përgjigje për orientimin e votës nga niveli qendror në atë lokal na e jep hulumtimi i prezantuar nga Instituti GAP. Të dhënat e përdorura në këtë raport burojnë nga hulumtimi në terren që është realizuar në 38 komuna të Kosovës nga data 14 deri më 25 shtator 2017.

Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se rreth 56% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se vota e tyre nuk do të ndryshojë nga ajo e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, kurse 14% kanë deklaruar se do të votojnë ndryshe më 22 tetor, ndërkaq 13 % ende nuk kanë vendosur. Rreth 7% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të votojnë fare në këto zgjedhje.

Sa i përket pyetjes se çka marrin për bazë qytetarët kur vendosin se cilin kandidat do ta votojnë për kryetar/e komune, shumica e të anketuarve janë përgjigjur se bazohen në programin dhe premtimet e kandidatit/es, por edhe në përvojën dhe edukimin e tij/saj.

Kandidatët e rinj në moshë, më të përkrahurit

Siç duket, qytetarët e Kosovës kërkojnë të ndërrojnë edhe brezin e atyre që do t’i udhëheqin. Ata ndoshta kanë humbur besimin tek më të moshuarit, ndërkaq i japin përparësi kandidatëve që janë në moshë më të re, e të cilët perceptohen se kanë një përgatitje më të mirë profesionale dhe kanë mendësi më progresive dhe janë më bashkëpunues sesa kandidatët më të moshuar.

Rezultatet e anketës tregojnë se votuesit favorizojnë më shumë kandidatët e rinj në moshë. Programi, përgatitja shkollore dhe përvoja politike janë po ashtu faktorët kryesorë që ndikojnë në votën e qytetarëve edhe për kuvendin komunal.

“Hulumtimi gjithashtu tregon se mbi 70% e qytetarëve janë të prirë të besojnë se zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të sjellin ndryshime pozitive për familjet e tyre dhe komunitetin ku jetojnë.  Por, vetëm 7% e të anketuarve janë plotësisht të bindur se do të ndodhin ndryshime pozitive pas zgjedhjeve lokale”, thuhet ndër të tjera në raport.

Ndërkaq, nga analizimi i mëtejmë i përgjigjeve të anketuarve kundrejt moshës së tyre, vërehet se 71% e atyre që do të votojnë për kandidatin për kryetar të komunës që vije nga partia e njëjtë për të cilën ata kanë votuar me 11 qershor janë të moshës 18-44 vjeç ku dominon kategoria e të rinjve 25-34 vjeç.

Në lidhje me qëndrimin e qytetarëve sa i përket votimit të një kandidati i cili nuk i përket etnisë së tyre, rezultatet tregojnë se, në përgjithësi, votuesit nuk preferojnë të votojnë dikë nga etnitë tjera, pa marr parasysh përgatitjen e tij/saj.

“Qytetarët e anketuar, të cilët kanë më shumë kontakte me pjesëtar të komuniteteve tjera, siç janë Prizreni dhe Mitrovica, janë më të prirë të votojnë për kandidatët e etnive tjera. Gjithashtu, të anketuarit nga komuniteti boshnjakë, serbë dhe shqiptarë janë më refuzues ndaj kandidatëve të etnive tjera, se sa të anketuarit nga komunitetet egjiptianë, romë apo goranë”, thuhet në raport.

Rezultatet e anketës tregojnë se rreth 45% e të anketuarve kanë pritshmëri që komuniteti i tyre do të përfitojë nga investimet e komunës gjatë mandatit të ri qeverisës. Por, vetëm 7% janë plotësisht të bindur se ndryshimet positive do të prekin komunitetin e tyre. Rreth 30% e qytetarëve të anketuar nuk kanë pritshmëri të mëdha se do të ketë ndryshime pozitive për komunitetin ku ata jetojnë. Kurse 27% kanë deklaruar se nuk presin që komuniteti i tyre do të jetë përfitojë në ndonjë mënyrë nga komuna në mandatin e ardhshëm.

Në këtë hulumtim janë anketuar 1,065 qytetarë të Kosovës: shqiptarë (818), serbë (150) dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera (97). Ky hulumtim nuk ka pasur për qëllim identifikimin e prirjeve të qytetarëve se për cilin subjekt politik do të votojnë. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
Hetimet për vrasjen e gazetares malteze afrohen drejt narkotrafikantëve italianë, ja si e komentoi Saviano

Hetimet për vrasjen e gazetares malteze afrohen drejt narkotrafikantëve italianë, ja si e komentoi Saviano

Vogëlushi ndërton shtëpinë e ëndrrave me 1300 euro brenda një viti (foto)

Vogëlushi ndërton shtëpinë e ëndrrave me 1300 euro brenda një viti (foto)

Koalicioni BESA me Aleancën e Selës trondit BDI-në, gazetari Fejzi Hajdari: sulme të ulëta nga Ali Ahmeti

Koalicioni BESA me Aleancën e Selës trondit BDI-në, gazetari Fejzi Hajdari: sulme të ulëta nga Ali Ahmeti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni