Oficerët e policisë në Karlsruhe morën një thirrje për ndihmë, më të çuditshmen në karrierën e tyre. Siç shkruan Daily Mail, një njeri i tronditur iu ankua atyre se një ketër po e ndiqte deri në torturë.
Policia, në mënyrë që të ekzaminonte rastin në terren, dërgoi një njësi te njeriu nën dëshpërim për shkak të një ketri. Dhe vërtet që ashtu ishte. Ketri i ishte qepur tjetrit ngado që shkonte, duke iu futur deri në shtëpi.
Policia mori ketrin e vogël, e pagëzoi me emrin Karl-Friedrich dhe jua dorëzoi autoriteteve që merren me kafshët e braktisura.
Siç e shpjeguan ekspertët, ketri mesa duket kishte humur nënën dhe në të tilla raste kërkonte përkujdesje nga dikush, qoftë dhe njeri. /tesheshi.com/