Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ankesë ndaj botuesve britanikë: shkrimtarët profesionistë po bëhen “specie në zhdukje”

by te Sheshi
06/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ankesë ndaj botuesve britanikë: shkrimtarët profesionistë po bëhen “specie në zhdukje”

“Lufta” sapo ka nisur. Shkrimtarët britanikë kërkojnë kushte më të mira në kontratat e tyre me botuesit, ndërsa shprehen se pa një ndryshim serioz nga ana e botuesve, shkrimtarët profesionistë mund të jenë “specie në zhdukje” e radhës.

Shkrimtari Philip Pullman, është duke drejtuar një kërkesë të re në emër të autorëve që kërkojnë të vlerësohen drejt për punën që bëjnë.

Në një letër të hapur drejtuar botuesve britanikë, Shoqëria e Autorëve vë në pah një sondazh të kohëve të fundit që gjen se të ardhurat mesatare të një autori profesionist janë tani vetëm 11 mijë paundë, ndërsa vetëm 11.5 për qind e shkrimtarëve britanikë sigurojnë jetesën vetëm duke shkruar.

Pikë tjetër që ata theksojnë është se “autorët mbeten pjesa e vetme thelbësore në krijimin e një libri dhe është në interesin e të gjithëve të bëjnë të mundur që ata të sigurojnë jetesën”. Shoqëria i thotë botuesve se “kushtet e padrejta të kontratave janë pjesë madhore e problemit”.

Philip Pullman, presidenti aktual i Shoqërisë thotë se nevoja për kushte më të drejta për shkrimtarët është tronditëse.

“Nga pozicioni ynë si krijues individual, në letërsinë fiction ose jo, ne autorët shohim se peisazhi është i pushtuar nga disa interesa madhore, ndërsa ata grumbullojnë fitime me miliarda, disa prej tyre madje, kanë sjellje të dyshimta në lidhje me pagimin e taksave, disa nga ata kolonizojnë internetin me projekte dhe të gjithë kanë një sjellje ndaj autorëve si ajo e rulit ndaj milingonës”, thotë Pullman.

“Eshtë një peizash shkurajues, shumë më tepër i egër dhe armiqësor për autorët sesa gjithçka kemi parë më herët. Por, një gjë nuk ka ndryshuar që është varësia e injoruar, e papranuar, por e plotë e këtyre interesave nga talenti ynë dhe nga puna që ne bëjmë në vetminë tonë. Ata kanë pushtet të pamasë financiar dhe politik, por jo fuqi krijuese. Si në rastin e poetëve, historianëve, autorëve të librave të kuzhinës, shkrimtarëve, hartuesve të fletëpalosjeve të udhëtimeve, gjithçka vjen prej nesh dhe nga askush tjetër. Ne krijojmë materialin që ata shfrytëzojnë”.

Shoqëria dëshiron që autorët të marrin të paktën 50 për qind të të ardhurave nga librat e tyre online, në vend të 25 për qind, dhe gjithashtu kërkon nga botuesit që të mos diskriminojnë shkrimtarët “që nuk kanë agjentë të fuqishëm”.

“Ka nga ata botues që janë të shkëlqyer, por ne shohim kaq shumë kontrata të pabarabarta. Pa një reformë serioze të kontraktimeve, autori profesional do të shndërrohet në një specie në zhdukje dhe botuesit, sikundër e gjithë shoqëria në përgjithësi, do të mbetet gjithnjë e më shumë pa përmbajtje cilësore”, thuhet në letrën e Shoqërisë së Autorëve.

Ajo që duan shkrimtarët, sipas Pullman, është drejtësia. “Ne nuk kërkojmë që këto pushtete të mëdha të zhduken fare, gjërat që ata bëjnë me gjasa shpesh duhen bërë. Librat janë objekte fizike që kanë nevojë të printohen, të transportohen e të shiten apo të formatohen për shitje online. Ndonjëherë standardet e botimit nuk janë të duhurat. Të gjitha këto janë gjëra që duhen vlerësuar dhe paguar, mirëpo vlerësimi duhet të jetë i drejtë. Kjo është puna jonë dhe ne duhet të vlerësohemi”, thotë shkrimtari.

Daniel Hahn, shkrimtar, përkthyes dhe shef i komitetit të menaxhimit të Shoqërisë bie dakord me Pullman. “Mendoj se të gjithë e kuptojmë që biznesi i librave  nuk është i lehtë për të gjithë në këto momente, d.m.th. pothuajse për të gjithë, dhe që shumë botues të mirë ndodhen në vështirësi. Por, sot kemi arritur në një pikë të tillë që autori profesionist është nën kërcënim serioz, dhe që situata nuk është e mirë për asnjërin prej nesh, as për botuesit e as për shkrimtarët e normalisht edhe për lexuesit dhe kulturën në përgjithësi”, thotë ai. “Ne nuk duhet t’ia lejojmë vetes të kridhemi në një situatë kur vetëm ata që tashmë janë të pasur, mund t’ia lejojnë vetes të jenë shkrimtarë. Eshtë koha që të ribalancohen pak anët e peshores”.

Ndërkaq, botuesit përmes një prononcimi për këtë çështje thonë se autorët janë “në qendër” të bizneseve të tyre. Ata shprehen të lumtur të ndajnë pikëmpamjet me shkrimtarët e autorët mirëpo theksojnë:

“Sikundër me biznesin në çdo industri, është problematike të përpiqesh të imponosh kushte dhe afate – botuesit operojnë në një spektër të gjerë tregjesh me shumë ndryshore, që natyrisht sjell kushte të ndryshme për autorët nga një botues tek tjetri”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Oraret e provimeve në Britani të nxënësve muslimanë do të rregullohen sipas Ramazanit

Oraret e provimeve në Britani të nxënësve muslimanë do të rregullohen sipas Ramazanit

Moda më e re e të bërit miq: nëpërmjet numrit të celularit

Moda më e re e të bërit miq: nëpërmjet numrit të celularit

Kupa e Mbretit: Barcelona hakmerret ndaj Espanjolit

Kupa e Mbretit: Barcelona hakmerret ndaj Espanjolit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni