Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shkuar personalisht për ngushëllim në familjen e Dijamant Zabërgjës i vrarë në sulmin që ndodhi më 22 korrik në Mynih nga një person me probleme mendore.
Merkel ishte e veshur në të zeza dhe ka pirë një kafe në familjen e shqiptarit nga Kosova.
Në mesin e të vrarëve në sulmin e Mynihut ishte edhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj që të tre nga Kosova.
Sulmi u krye nga një 18-vjeçar me origjinë iraniane në një qendër tregtare në Munih ku më pas edhe vrau veten. /tesheshi.com/