Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Anë të panjohura të Bac Bajramit: misteri i paqartësisë për vitin e lindjes

by te Sheshi
23/01/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Anë të panjohura të Bac Bajramit: misteri i paqartësisë për vitin e lindjes

Nga Gjon Neçaj

Që nga viti 2009, kur një qytetar i “Bajram Currit” bëri publike një pasaportë origjinale të heroit, janë shkruar  shkrime dhe është diskutuar rreth lëshimit të saj dhe datëlindjes së Bacës.

180px-Pass_Bajram_Curri2

Pasaporta është lëshuar më 4 tetor 1924, e vlefshme për një vit, me një kaligrafi shkrimi të bukur. Ajo mban numrin 269, me 24 faqe, dygjuhësh dhe me shkrim shtypi në faqen e parë: “Në emën të Shtetit Shqiptar, gjithë autoritetet civile ushtrore janë të lutun me e lane të kalojë lirisht”.

Në faqen e dytë janë gjeneralitetet e mbajtësit të pasportës, ku shkruhet emri, atësia, emri i nënës, viti dhe vendi i lindjes, banimi, profesioni, udhëtimi dhe qëllimi i udhëtimit.

E veçanta e kësaj pasaporte është se profesioni i mbajtësit është “pronar” dhe viti i lindjes është 1866, katër vjet më i ri seç është deklaruar. Siç shprehet Muhamet Seci, ish-punonjës i muzeut, pasaporta e Bajram Currit i është dorëzuar muzeut nga e bija në vitin 1979.

Me arsyetimin për ikje me arsye shëndetësore, ai endet nëpër Europë si Itali, Zvicër, Francë, etj., nga data 7. 9. 1924, deri më 14.10.1924, pra 5 javë, thuhet në kujtimet e disa personazheve që i bënë të njohur pasaportën.

Po pse endet nëpër Evropë? Dokumenti, ardhur në vitet e fundit tregon se nxirret për arsye shëndetësore, ndërkohë kur periudha shtator-dhjetor 1924 është plot me ngjarje historike dhe aktiviteti i Bajram Currit është i gjithanshëm për çështjen kombëtare, si një nga përkrahësit kryesorë të qeverisë së Nolit.

Udhëtimi i fundit në Europë i “Garibaldit shqiptar”, siç e cilësoi Halim Xheloja, saktësohet se ndodhi më 12 tetor të vitit 1924, për t’u vendosur në Krasniqe, mu afër vendit ku do mbyllte jetën gjatë dimrit të ashpër të Tropojës, pasi një ditë më pas, më 28 mars 1925 dhe do e vrisnin.

Lidhur me vitin e lindjes ka patur disa reagime, por nuk janë shprehur studiuesit dhe në veçanti Akademia e Shkencave.

Në këngët popullore dhe në etiketimet gojore thuhet:  “Plaku i Maleve”, ”Bajram Curri plak,/zemra i pikon gjak…”,ndërkohë sipas kësaj pasaporte ka vdekur në moshën 59-vjeçare. Gjithsesi edhe nëse viti i lindjes është 1862, ai ka vdekur 63 vjeç…

Në enciklopedinë e tij, duke hulumtuar të dhëna të reja për heroin, shkruhet: “Bajram Curri 1866-1925.”

Heshtja mbi aktivitetin politik dhe patriotik të  Bajram Currit mbeten enigmë.

Komandanti i shquar i shqiptar i kryengritjeve për liri, pavarësi, demokraci e terësi tokësore të Shqipërisë, Bajram Curri, kishte gjetur strehë në gjirin e popullit patriot të Malësisë së Gjakovës. Në arkivat shtetërore ndodhet korespondenca pak e publikuar lidhur me gjetjen e Bajram Currit. Ahmet Zogu i dërgonte komandantit të Operacionit ushtarak të Veriut, Ceno Beg Kryeziut, urdhërin e prerë për kapjen e tij.

Telegrami nr. 21,date 9 janar 1925,urgjent,Tiranë shkruhet :

Kolonel Ceno Beg kryeziut,

Komandant i operacionit

Currin gjallë a vdekur, duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt, duke marrë të gjitha masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet më.

Ceno Beg Kryeziu do t’i përgjigjej :

“Pas një bombardimi që bëmë me topa në Krasniqe, Curri me gjithë komita mori bjeshkët nga Nikaj Mertur… Operacioni do të bëhet i rreptë mbi anëtarët e Currit. Currin duhet ta lypë kjo komandë ku të gjëndet.”

u1_Bajram-Curri1

Komandanti i operacionit, kolonel Ceno Beg Kryeziu, më 31.03.1925, dy ditë pas vdekjes së Bajram Currit, i dërgoi Ahmet Zogut sihariqin e mëposhtëm: “Mbas një lufte të përgjakshme që është bërë në bjeshkët e Dragobisë, i arratisuri Bajram Curri ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij, i arratisuri Shefqet Draga është zënë i gjallë.

Në këtë përpjekje kanë mbetur pesë xhandarë të vrarë e katër të plagosur. Në vendin që jetonte Bajram Curri janë gjetur dhe shtatëdhjetë armë. Shokët e tij të arratisur janë shpërndarë tepër të dëshpëruar dhe po ndiqen prej fuqisë operative.”

Më 1 prill 1925  Zogu do t’i dorëzonte kolonel Ceno Beg Kryeziu postin e rëndësishëm të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë,citon Hazis Gjergji,studiues.

Ndërsa studiuesi nga Kosova,Dr. Hakif  Bajrami do shprehej  se ata  që e penguan gjeneralin e vegjëlisë Bajram Currin, që mos të shkojë në Vlorë, provuan ta vrasin për së gjalli. Me dredhi e makinacione e arritën qëllimin. Po ata, më vonë, kur erdhën në pushtet, u forcuan, e vranë në pabesi, me tradhëti duke u shërbyer interesave të Beogradit. Ai që e kishte lajmëruar vendqëndrimin e Bajram Currit, (prefekti Krumës), pasi që e vranë në pabesi, mori për guxim edhe të mbajë një fjalim mortor pranë varrit. Po ai , më 6 prill 1925 “i kërkonte Ministrisë Punëve të Brendshme në Tiranë 500 napolona ari të premtuara për atë që ka dhënë njoftime se ku gjendet Bajram Curri, si dhe kërkonte gradime për vrasësit e tij.” (Shiko: AQSH i Shqipërisë, Fondi MPB, d. nr. 9. 1925; d. 51 dhe d. 58)

E nëse merret në konsiderate pasaporta origjinale e Bajram Curri,si i vetmi  dokument identifikimi për lindjen e tij,viti 2016 është 150 vjetori i lindjes së Bajram Currit. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Zbulimi i rëndësishëm për trurin e njeriut

Zbulimi i rëndësishëm për trurin e njeriut

Nga 1 marsi, Beogradi do të njohë diplomat e Kosovës për studentët nga Presheva

Nga 1 marsi, Beogradi do të njohë diplomat e Kosovës për studentët nga Presheva

VV: Me duartrokitje u pritëm në Tiranë!

VV: Me duartrokitje u pritëm në Tiranë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni