Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analizë nga konferenca e Sigurisë në Mynih: Europa dhe SHBA “peshuan” njëra-tjetrën

by te Sheshi
20/02/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Analizë nga konferenca e Sigurisë në Mynih: Europa dhe SHBA “peshuan” njëra-tjetrën

Konferenca e Sigurisë në Mynih është një vendtakimi festiv i përvitshëm ku zyrtarë të lartë dhe opinionbërës takohen me njëri-tjetrin e në të njëjtën kohë ish-drejtues të lartë dhe lobistë korporatash japin mendime.

Por takimi ofron gjithashtu një mundësi për një seri të tërë takimesh pas kuintave. Dhe një herë në katër vjet përbën edhe vendin ku Europa “vë në provë” një administratë të re amerikane.

Këtë vit, takimi ka qenë më domethënës që kur personi në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, nuk është i krahasueshëm me asnjë president tjetër në kujtesën e gjallë. Mbështetësit e tij besojnë se ai do të jetë burri që do të kthejë përmbys “mjedisin politik” në Uashington dhe do të realizojë gjëra.

Kritikët e tij besojnë se ai nuk është i përshtatshëm për detyrën e lartë, me një sjellje erratike që disa i bën të vënë të dyshim gjendjen e tij mendore.

Mjafton të kujtojnë se ky person në fushatën presidenciale e përshkroi NATO-n si “të vjetëruar” dhe tha se do t’i japë fund përfitimit që sipas tij, shumë vende europiane, aleatë, po kishin në kurriz të taksapaguesve amerikanë.

Kështu që ky takim në Mynih ishte një mundësi për aleatët e NATO-s që të peshonin nga afër ekipin Trump dhe të përpiqeshin të masnin kalibrimin  e drejtimit të ri të administratës amerikane. Trump dërgoi në Mynih zëvendësin e tij, Mike Pence për të përcjellë një seri mesazhesh me fjalë të qarta.

Dhe për të shmangur çdo dyshim për shefin e ri të Mbrojtjes, gjenerali James Mattis zhvilloi një vizitë “nxemjeje” në selinë qendrore të NATO-s, në fund të javës së shkuar –  për t’u siguruar që askush nuk do të keqkuptonte mesazhin që vetë Pence do të dërgonte në Bruksel,  në selinë e NATO-s, pasi konferenca e Mynihut të ketë përfunduar.

Pence e përdori fjalimin e tij të Mynihut për të sjellë mesazhet e sigurisë nga presidenti i ri. “Shtetet e Bashkuara”, tha ai, “mbështesin fuqimisht NATO-n dhe do të shpalosin angazhimine  tyre ndaj aleancës Trans-Atlantike”.

Fjalët e Mike Pence ishin një përpjekje për të qetësuar nervat e acaruara ngase presidenti Trump e quajti aleancën “të vjetëruar”.

Por me kaq pak aleatë që aktualisht përmbushin objektivin e dakordësuar për shpenzimet e mbrojtjes, kishte gjithashtu edhe një paralajmërim.

“Më lejoni të sqarohem në këtë pikë”, theksoi ai, “presidenti i SHBA-ve pret që aleatët të mbajnë fjalën për të përmbushur këtë angazhim dhe për pjesën më të madhe, kjo do të thotë se ka ardhur koha për të bërë më shumë”.

Kjo deklaratë u prit me duartrokitje hezituese – një tregues se shumë europianë nuk e mirëpresin ngacmimin që vjen nga Shtëpia e Bardhë e Donald Trump.

Politika provinciale?

Më herët, kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte theksuar se shpenzimet ushtarake në vetvete nuk mund të ishin masa e vetme matëse e angazhimit europian për sigurinë.

Me qetësi, por e vendosur, ajo e argumentoi çështjen përmes shumë prej politikave të supozuara të ekipit të Trump, duke vënë në dukje rëndësinë e institucioneve ndërkombëtare shumëpalëshe si BE dhe Kombet e Bashkuara (të dyja janë kritikuar nga Trump).

Në të vërtetë, në fund të fjalimit të saj, ajo dukej se kishte synuar përmbajtjen qendrore të fushatës së Trump, të shenjtëruar në slloganin “Amerika, e para!”. Duke parë nga e ardhmja, ajo ngriti një pyetje fundamentale. “A do të jemi në gjendje”, pyeti ajo, “të veprojmë në bashkëpunim apo do të kthehemi pas në politika provinciale?”.

Një nga frikërat më të mëdha të Europës ka qenë vullneti i dukshëm i Trump për të bërë marrëveshje me Moskën – për të mos përmendur admirimin e tij të shprehur për liderin e Rusisë, Vladimir Putin. Emisarët e Trump pak a shumë i bindën mikpritësit e tyre europianë se për çështje kyçe – të paktën për momentin – nuk do të ketë ndryshime.

Gjenerali Mattis këmbënguli se Rusia do të duhej t’i bindej ligjit ndërkombëtar dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë një vizite të fundit në Bon, theksuan se marrëveshjet si ajo e Minskut për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, do të duhet të përmbusheshin plotësisht nga të gjtiha palët- përfshirë Moskën.

Zëvendëspresidenti Pence e nënvizoi mesazhin duke thënë në Mynih se Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin të bënin përgjegjëse Moskën, madje edhe kur dialogonin për pika të përbashkëta.

Rusët kanë qenë pothuajsë spektatorë në Mynih, duke vëzhguar debatin e brendshëm të NATO-s nga anekset e konferencës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov iu rikthyer një teme familjare – që NATO ishte në thelb një institucion i së kaluarës. Zgjerimi i Aleancës Atlantike, sipas tij, ka sjellë një nivel të paprecedent tensionesh. Sipas Lavrov, ajo që nevojitet tashmë është ai që e quajti “rendi botëror post-perëndimor”.

Kështu, duket se ka shumë pak shans për shpresën e presidentit Trump që të vendosë një mirëkuptim të ri me Moskën – ose tek e fundit, që të mos arrihet në shpinë të aleatëve europianë të NATO-s, apo ndoshta edhe të Ukrainës. Nëse ka një marrëveshje që mund të arrihet midis Uashingtonit dhe Moskës, ajo duhet të përqëndrohet gjetkë, ndoshta për Sirinë.

Kjo konferencë në Mynih përfundoi me shkrirjen e shumë prej shqetësimeve të palës europiane, të paktën pjesërisht. Kjo për arsye se këto shqetësime lidhen më shumë me karakterin dhe paraqitjen e vetë presidentit të ri amerikan.

Një nga postimet e tij, mund të minojë politikat që kanë marrë mbështetje dypalëshe në Uashington për dekada. Dhe nuk bëhet fjalë thjesht për punë stili: shumë nga politikat e Trump mbeten të paqarta, madje edhe kur shumë pozicione brenda ekipit të tij mbeten të pambushura.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!
Europa

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Next Post
Veliaj iu kërkon demokratëve atë që s’e ka bërë vetë: të lirojnë bulevardin

Veliaj iu kërkon demokratëve atë që s’e ka bërë vetë: të lirojnë bulevardin

Nju Jork/ Kamarieri kosovar përlot çiftin Clinton: faleminderit që na shpëtuat!

Nju Jork/ Kamarieri kosovar përlot çiftin Clinton: faleminderit që na shpëtuat!

Demarkacioni rikthehet në mars në Kuvend e Kosovës, opozita: ja si do e ndalojmë

Demarkacioni rikthehet në mars në Kuvend e Kosovës, opozita: ja si do e ndalojmë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni