Avokat Spartak Ngjela ka intituitën e vet për ngjarjet e fundit, pas dhunës në Kuvend dhe jashtë tij, ndërsa votohej kryeprokurorja e përkohshme. Sipas tij, amerikanët kërkojnë arrestimin e dhjetë deputetëve. Duket se procedimi nga policia i dhjetë deputetëve të opozitës për rastet e dhunës në Kuvend dhe në protestë, ka nxitur këtë analizë të avokatit që me anë të një postimi në Facebook e shtyn më tej këtë ide:
“Saliu dhe trimat e tij kanë futur kokën strukur nëpër bodrume. Kërkohet dhe arrestimi i Monikës. Rama është në tension, dhe mendon të shkojë urgjent në Uashington që të thotë jo. Mund të jetë nisur, por nuk duhet t’ia varin. Asnjë lëshim nuk u duhet bërë bandave që kanë grabitur shqiptarët, edhe duan t’i vënë zjarrin Shqipërisë që të ikin me gjitha paratë e vjedhura”, shkruan Ngjela.
Ai ka edhe një këshillë për amerikanët: “Amerikanët duhet të veprojnë në mënyrë drastike se këta bakalaro duan të destabilizojnë Shqipërinë. Saliu me hordhitë e tij i kanë hedhur dorezën Amerikës. Asnjë nga ata banditë nuk duhet falur, se, mbi të gjitha, kanë shkelur ligjin dhe kanë fyer popullin shqiptar”, thotë Ngjela. /tesheshi.com/