Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analiza: e djathta hungareze nuk dëshiron të largohet nga Bashkimi Europian, por kërkon ta shkatërrojë atë

by te Sheshi
04/10/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Analiza: e djathta hungareze nuk dëshiron të largohet nga Bashkimi Europian, por kërkon ta shkatërrojë atë

Në muret e Budapestit këtë javë, një poster interesant i opozitës provokonte se si qeveria hungareze dëshironte të merrte lëmoshën e Bashkimit Europian në të njëjtën kohë që përjashtonte veten nga mekanizmi për ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët. “Përshëndetje, Bruksel”, lexohej në poster. “Ne ende dëshirojmë të kemi paratë tuaja!”

Posteri është një kujtesë se ndërsa referendumi në Hungari u nxit nga të njëjtat frustrime që sollën votën Brexit në qershor, e djathta hungareze nuk dëshiron që të largohet nga Bashkimi Europian. Në vend të kësaj, ata duan diçka që ndoshta është më shumë si një kërcënim për të ardhmen e BE-së: dëshirojnë të qëndrojnë si pjesë e bllokut – dhe ta shkatërrojnë atë nga brenda.

Kryeministri nacionalist, Viktor Orbán kërkon atë që ai e quan kundër-revolucion kulturor brenda Bashkimit Europian – një autonomi më të madhe për shtetet kombëtare dhe më pak theks në parimet liberale dhe humanitare.

Ndërkohë që Hungaria ka luajtur tradicionalisht një rol minor në politikat europiane, ambicja e Orban e ka shndërruar atë në zërin kryesor populist në Europën bashkëkohore. Referendumi i së dielës së shkuar ishte përpjekja e tij e fundit për të ndërtuar bazament politik për një të ardhme joliberale për Europën – vetë Orban e paraqiti votimin si një fitore.

Por, analistët vënë në dukje se në fund, ai dështoi të inkurajonte pjesën më të madhe të popullsisë për të votuar kundër refugjatëve dhe kundër një vizioni më humanist të BE-së. Si rezultat, ky dështim ka sjellë një frymëmarrje të papritur për politikanët europianë idetë e të cilëve Orban i kundërshton fuqishëm –Angela Merkel, kancelarja gjermane, dhe  Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian.

“Referendumi do të shihet si lehtësim në Bruksel”, thotë András Bíró-Nagy, ish-zyrtar i BE-së dhe kreu i kërkimeve në Zgjidhje Politike, organizatë me seli në Budapest. “Eshtë qartësisht një rezultat zhgënjyes për Orban dhe mendoj se si rezultat do të vuajnë edhe  ambicjet e tij europiane. Në politikën e brendshme, ai do të përpiqet ta kthejë në fitore, por kjo nuk dërgon ndonjë sinjal të fortë në Bruksel. Si mund ta fitojë ai një kundër-revolucion kulturor në Europë nëse nuk mund të realizojë një referendum të vlefshëm për çështjen më të rëndësishme në vend?”.

Hapat pas për politikën e përbashkët të BE-së për azilkërkuesit, çështja në qendër të referendumit, kanë gjasa të vazhdojnë, sipas  Bíró-Nagy. Por, “momenti i tij ideologjik në nivelin europian është stopuar”.

Gerald Knaus, kreu i Iniciativës së Stabilitetit Europian, një organizatë me bazë në Berlin, thotë se shpreson që zmbrapsja e Orban të mund të lehtësojë edhe ndikimin psikologjik që ka mbi liderët e tjerë europianë. Një kritik me ndikim i liderit hungarez, Knaus thotë se anëtarët e partisë Europiane Popullore, aleancës më të madhe europiane të partive të qendrës së djathtë, duhet ta përjashtojnë partinë e Orban, politikat e së djathtës ekstreme të së cilës tashmë bien në kundërshtim me rrymën e demokracisë kristiane.

“Nëse ai dështon të marrë 50 përqindëshin e duhur në një referendum që e ka ndërmarrë vetë, ku ai mobilizoi çdo gjë për të bërë njerëzit të votojnë, kjo duhet parë si një shenjë se ai në fakt është i dobët”, argumenton  Knaus . “Dhe dominimi i tij total dhe i dukshëm në politikën hungareze ka të bëjë me dobësinë e opozitës si dhe me sistemin e çuditshëm elektoral më shumë sesa me popullaritetin e  tij”.

Por, Knaus paralajmëron se Orban ka një ndikim jo proporcional në punët europiane, e kjo shpjegohet me “indiferencën tronditëse nga ana e BE për t’i marrë seriozisht ligjet e veta”. Megjithatë, sipas Knaus, “është ende shumë shpejt, pavarësisht rezultatit të referendumit, që të mos e llogarisësh Orban”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
A është parafina gjithmonë e dëmshme?

A është parafina gjithmonë e dëmshme?

Tenistes Sharapova i ulet dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv

Tenistes Sharapova i ulet dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv

A shërbejnë vërtet produktet detoks?

A shërbejnë vërtet produktet detoks?

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni