Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Analistët në Kosovë: S’përjashtohet mundësia që AAK t’i bashkohet qeverisë pas largimit të Kadaj-Bujupit

by te Sheshi
25/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Analistët në Kosovë: S’përjashtohet mundësia që AAK t’i bashkohet qeverisë pas largimit të Kadaj-Bujupit

Nga Blendi Gashi

Dorëheqja e papritur e Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka çuar shumë pluhur dhe shtruar dilema të mëdha në opinion se çfarë e shtyri të lë pas 13 vitesh veprimi këtë subjekt politik.

Në letrën e saj, Kadaj-Bujupi, si arsye ka dhënë luhatjen e sidomos marrjen e vendimeve të njëanshme nga partia e Haradinajt, të cilat sipas saj po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, që do të inicionte ndryshimin.

Ky largim befasues dhe enigmatik i opozitares së parë që u burgos nga pushteti aktual për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në institucionin ligjvënës, në opinionin politikbërës kosovar vlerësohet se mund të jetë bërë për shkak se AAK e Ramush Haradinajt mori vendim krye në vete për t’u largua nga Kuvendi duke u dorëzuar kështu përballë pushtetit.

Aleanca, deri më tani nuk ka treguar se çfarë e shtyri shefen e grupit parlamentar të saj të dorëhiqet.

Kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj krejt çfarë ka thënë është se partia e tij nuk i vë në pikëpyetje kauzat dhe vendimet që i merr brenda saj për shkak të një individi.

Por si e shohin analistët politik dorëheqjen e befasishme të Kadaj-Bujupit? A është largimi i saj një sinjal i qartë se AAK dalëngadalë po zbut qëndrim dhe se në një të ardhme të afërt mund të “tradhëtojë” dy partitë opozitare, VV-në dhe NISMA-n për të marrë hise në pushtet?

Këtyre dilemave mundohen t’i japin përgjigje njohës të rrethanave politike në vend.

Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që AAK të bashkohet në pushtet me dy partitë PDK dhe LDK, por thonë se nëse ndodh një gjë e tillë Ramush Haradinaj do të digjej politikisht.

S’do të ishte befasuese nëse AAK i bashkohet pushtetit

Njohësi i rrethanave politike në vend, Albinot Maloku, thotë se për të nuk ka qenë aspak befasi largimi i Kadaj-Bujupit nga AAK-ja, sidomos nisur nga fakti që deputetja në fjalë kohëve të fundit, shumë nga veprimet e saja i mori më me ‘hyxhym’ sesa tanimë ish-partia e saj, AAK.albinoti

Politologu Maloku, në një prononcim për tesheshi.com ka thënë se AAK dhe kreu i saj Ramush Haradinaj pavarësisht se po mundohen të prezantohen si pjesë e opozitës së bashkuar, panatyrshëm janë bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasiqë AAK gjatë ekzistencës së saj është dëshmuar më shumë pragmatike sesa parimore.

“Znj. Kadal-Bujupi në cilësinë e deputetes gjatë ‘lojës’ me gazin lotsjellës më shumë i ka ngjarë të jetë Vetëvendosje sesa AAK. Hyrja e Ramush Haradinajt dhe AAK-së në një koalicion me partnerët aktual që qeverisin me vendin, do të jetë e dëmshme për këtë subjekt politik, por nisur nga nevoja e madhe e AAK-së për qenë pjesë e pushtetit dhe pragmatizmi i tyre, nuk do të jetë befasues nëse ky subjekt politik i ngjitet kësaj Qeverie, me pozitat e përmendura si ajo e zëvendës kryeministrit ose edhe e ndonjë ministrie”, thotë Maloku.

Nëse Haradinaj i bashkangjitet Isës, digjet politikisht

Analisti Nexhmendin Spahiu, thotë për tesheshi.com se nëse Haradinaj eventualisht  vendos t’i bashkangjitet koalicionit PDK-LDK, do të bënte një gabim fatal pasi do të ‘digjej’ politikisht.

nexhmedin-spahiu

“Nuk e di cila mund të jetë arsyeja e largimit të Donika Kadaj nga AAK-ja, nëse ka të bëj me mospajtimin për mënyren e opozitarizmit apo nëse Ramush Haradinaj ka ndërruar kurs. Nëse ka ndodh kjo e fundit kreu i AAK-së ‘digjet’ politikisht. Nuk e besoj se Haradinaj do të pranonte një gjë të tillë. Nese do ta pranonte do të ishte një Isa Mustafë i dytë”, ka thënë Spahiu, për tesheshi.com.

Çdo parti synon pushtetin

Analisti politik Leon Duhanaj, thotë se shpeshherë dorëheqjet në politikën kosvoare janë rezultat i kalkulimeve të mëhershme duke e zgjedhur momentin për ta arsyetuar atë.leonii

Duhanaj në një prononcim për tesheshi.com thekson se është befasuar me largimin e Kadaj-Bujupit nga AAK-ja, pasi thotë se i gjithë diskursi politik i saj ka qenë i ndërlidhur me figurën e Ramush Haradinaj dhe ka pasur hapësirë të duhur në këtë subjekt.

Sipas tij, një nga arsyet e largimit të Kadaj-Bujupit nga AAK-ja mund të jetë tërheqja e z.Haradinaj, respektivisht Aleancës nga Kuvendi dhe nga metodat e deritanishme sepse mund të jetë ndjerë e tradhtuar.

“Kosova do të dalë nga kjo krizë politike qoftë edhe me inkuadrimin e AAK-së në qeverisje. Kjo është mëse normale dhe e pritshme. Në fund të fundit secili subjekt politik këtë e synon. Nëse znj. Kadaj  është larguar për këtë shkak atëherë besoj që e ka keqkuptuar të bërit politikë, sepse edhe përkundër faktit që në skenën politike ka antagonizma,  nuk kemi armiqësi dhe nuk duhet investuar në një gjë të tillë”, ka thënë Duhanaj për tesheshi.com.

/tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Ide fantastike: si të organizoni tualetet e vogla (foto)

Ide fantastike: si të organizoni tualetet e vogla (foto)

Opozita kosovare shtyn protestën e së shtunës për një datë tjetër; nuk tregon arsyet

Opozita kosovare shtyn protestën e së shtunës për një datë tjetër; nuk tregon arsyet

20 fshatra fantastikë që duken sikur kanë dalë nga përrallat

20 fshatra fantastikë që duken sikur kanë dalë nga përrallat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni