Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Amir Ahmeti nga LDK-AKR-Alternativa: “shamia” jo nder i politikës, por detyrim kushtetues

by te Sheshi
07/06/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Amir Ahmeti nga LDK-AKR-Alternativa: “shamia” jo nder i politikës, por detyrim kushtetues

Nga Blendi Gashi

Amir Ahmeti, një ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, është në prag të uljes për herë të dytë në atë sallë. I përzgjedhur për të qenë në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ai është ndër mendjet më të elaboruara të politikës, ku shfaq një formim që pakkush mund ta ketë në politikën kosovare. Në një intervistë për tesheshi.com, ai flet për fushatën, detaje të saj, si dhe për ca pasaktësi e paqartësi në qasjen e disa cështjeve, ku veçon ajo e “shamisë”…     

Amir, çfarë po e dallon këtë fushatë nga të tjerat? 

Koalicionet e mëdha. Kjo është një risi për neve, se nuk është praktikuar në të kaluarën. Por këtë unë e vlerësoj pozitive, madje e konsideroj se kështu do t’i bëhet më e lehtë qytetarit për t’u përcaktuar në votim.

Ka një furim premtimesh, ku luhet dhe me shifra financiare që dhurohen qesim. A është kjo shenjë dashurie për njerëzit apo afirmim i një krize morale?

Nuk është risi, vazhdimisht kemi pasur fushata të këtij lloji premtimesh, madje për dallim të zgjedhjeve të fundit parlamentare, partitë politike premtonin mbi 200 mijë vende pune. Derisa në këtë fushatë, politikanët kanë qenë më të kujdesshëm.

Ju tashmë e njihni politikën kosovare pasi keni qenë dhe brenda saj. Cilat janë ato sëmundje që i bart dhe kush po e mban të infektuar?

Virusi kryesor është mungesa e demokratizimit të brendshëm të partive politike. Kjo është duke e shkatërruar të ardhmen e qytetarëve të vendit tonë. Nuk mund të flasim për Zvicrën midis Ballkanit, kur zhvillimi ekonomik dhe standardi jetësor ka një trend shumë të vogël të ngritjes. Aq më tepër se këtë e premtojnë njerëzit të cilët kanë qenë pjesë në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës që nga paslufta. Kjo vërtetë s’ka kuptim. Duhet t’i ipet më shumë hapësirë gjeneratave të reja.

A po ka kjo fushatë dhe oferta bindëse, si në planin e vlerave njerëzore e si në ato programore?

Po gjithsesi, por janë pak me një dozë të fryerjes në pritshmërinë e rezultateve. Lista jonë e koalicionit LDK-AKR, ka një listë shumë të pasur me intelektualë të të gjitha fushave, e sidomos të zhvillimit ekonomik, diplomacisë, të drejtave të njeriut, etj. Thënë ndryshe, me kandidatë me shumë potencialë që mundësojnë realizimin e premtimeve paraelektorale dhe me rezultate të pritshme.

Çfarë do dëshironit më së shumti nga këto zgjedhje?

Që ato të kalojnë mirë, pa incidente, pa vjedhje industriale të votave, e sidomos, që qeveria e ardhshme të realizojë të paktën 50% të premtimeve që kanë bërë gjatë kësaj fushate.

A shihni sinjale se rezultatet e 11 qershorit do jenë një shuplakë për atë lloj politike a ata politikanë që e kanë marrë peng Kosovën?

Ashtu do të duhej të ndodhë, por kjo është në dorën e votuesve. Nuk mund të presim ndryshime me të njëjtit njerëz, të cilët e zhvatën Kosovën qe 18 vite. Dmth, sot për votuesin e Kosovës, tani që janë dy tabore të mëdha në këto zgjedhje, nuk ka më lehtë për të identifikuar shpresën apo dëshpërimin për Kosovën.

Ju si kandidat jeni pjesë e një koalicioni që ka bërë bashkë tre forca, e ku dallon një figurë si ajo e Pacollit. Jeni besimplotë se Pacolli ka shumë për t’i dhënë Kosovës?

Kjo është hera e tretë që garojmë bashkë ne koalicion me z. Pacollin. Fillimisht mendoj se politika kosovare i ka mbetë borxh z. Pacollit për ndërprerjen e mandatit të Presidentit.., por pa u kthyer te ai rast, shpresoj që votuesit kosovarë t’i japin një herë shansin këtij koalicioni të shpresës ku z. Pacolli me eksperiencën e tij në biznes, bashkë me partnerin kryesor të këtij koalicioni të gjerë, LDK-në, do të t’i kthej buzëqeshjen edhe njëherë këtij populli pas ’99-tës.

Pacolli është sipërmarrja, aty ku rezonon zhvillimi, përparimi; ndërsa nga ana tjetër është “lufta” ajo që e aspiron pushtetin, që armën politike e ka më folklorike duke iu referuar së djeshmes. A mendoni se është momenti që populli t’i thotë “luftës”: “OK me trimërinë, por menaxhimi i përket dikujt tjetër”?

Pa asnjë dyshim. Besoj se gati në të gjitha subjektet politike ka luftëtarë të UÇK-së, për këtë dhe nuk më pëlqen kur flitet për koalicionin tjetër si “krahu i luftës”, jo, krah i luftës mund të quhet edhe koalicioni ynë, sepse në koalicionin tonë ka plotë ish luftëtarë të lirisë. Ata mendoj janë krahu i komandantëve. E komandatët pa luftëtarë nuk kanë vlerë. Për këtë mendoj se ka ardhur koha që t’i themi stop zhvatjes së shtetit nga komandatët.

Ramushi kryeministër….si ju tingëllon?

Kjo për AAK-në do të ishte fitore e madhe, sidomos në kohën kur AAK kishte probleme të stagnimit të shtrirjes si parti politike në Kosovë. Por, në anën tjetër, z. Haradinaj si kryeministër, do ta linte në hije PDK-në, e sidomos tani që më shumë se një vit që kur PDK po përjeton krizën e ndërrimit të lidershipit. Z. Veseli si kryetar i ri i PDK-së, dhe i cili ende s’ka arritë ta marrë në kontroll partinë që nga largimi i z. Thaqit, do të ishte vetëvrasje politike për te që të rrinte nën hijen e z. Haradinaj për një mandat të tërë. A është PDK, e gatshme të sakrifikoj vetën për ta parë z. Haradinaj kryeministër, aq më tepër kur dihet se si dhe kur është arritë ai koalicion, nuk besoj. Edhe ashtu koalicioni i tyre po shihet se nuk po funksionon si duhet. Mendoj se qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për koalicionet e këtyre zgjedhjeve dhe shpresoj se do të na votojnë neve.

Më saktë, ç’lloj njerëzish duhet ta udhëheqin Kosovën?

Njerëz të dijes, guximit dhe pragmatizmit. Por këtë më së miri do ta spjegojnë votuesit më 11 qershor.

Jashtë modestisë dhe brenda ambicies normale politike: T’u besua personalisht qeverisja e vendit. Nga do ja nisje?

Nga sistemi i drejtësisë. Aty fillon dhe mbaron gjithçka.

Po ka dhe një debat në këtë fushatë, e që është mbi “shaminë”. “Grupe interesi”, siç është komuniteti i besimtarëve muslimanë, çuditërisht ja kërkon si nder politikës e jo si detyrim kushtetues, shkollimin e punësimin e vajzave me shami. Si është e vërteta, ku qëndron paradoksi dhe cila duhej të ishte zgjidhja?            

Keni të drejtë kur e quani si detyrim dhe jo si nder. Jam shumë i shqetësuar, kur politikanët në kohë fushate flasin se si ne do t’ju lejojmë të manifestoni besimin e juaj publikisht, sikur të ishim një vend që dje ka dalë nga zgjedha komuniste. Liria e besimit dhe manifestimi publik i saj është i garantuar me Kushtetutë. Janë pikërisht partitë politike ato të cilat po e shkelin kushtetutën duke penguar këtë të drejtë të garantuar. Është pozitive që disa parti kanë filluar të flasin më ndryshe rreth kësaj teme por prap, kufizimi nga cila moshë do të praktikojnë ose manifestojnë besimin qytetarët tanë është i papranueshëm. Ne si politikanë duhet vetëm të sigurojmë qytetarët tanë se liritë e tyre fetare do të jenë të paprekshme ashtu siç garantohen me kushtetutë dhe me kartat nderkombëtare për liritë fetare, kurse mënyra se si dhe kur manifestojnë besimin, politika në asnjë rast nuk guxon të interferoj. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Mënyra sesi e shijoni ushqimin flet shumë për ju

Mënyra sesi e shijoni ushqimin flet shumë për ju

Bëhet premtimi i dytë për bashkimin e Mitrovicës, Veseli: Jo më jug e veri

Bëhet premtimi i dytë për bashkimin e Mitrovicës, Veseli: Jo më jug e veri

Zgjedhjet në Britani, ethet e orëve të fundit

Zgjedhjet në Britani, ethet e orëve të fundit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni