Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Amerikanja Katerinë: kafshohet nga ariu, por bjeshkët e Valbonës nuk i braktis…

by te Sheshi
20/10/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 3 mins read
A A
Amerikanja Katerinë: kafshohet nga ariu, por bjeshkët e Valbonës nuk i braktis…

Nga Gjon Neçaj

Rrugës për në Valbonë, pak pa mbërritur në Fushën e Gjësë, majtas, në vendin e quajtur Quku i Dunishës, ndodhet një bujtinë (han). Sapo arrin në mjedisin e rregulluar hijshëm, të del përpara një nuse e re, e bukur, e veshur thjesht dhe buzëgaz dhe të uron mirëseardhjen me një shqipe gegërishte.Lokali i Alfredit

Po kush është në të vërtetë ajo?

Quhet Katerina Bohen  (Catherine Bohne), një nuse amerikane që ka lidhur jetën me këto bjeshkë prej vitesh dhe me një djalë nga këto anë, Alfred Selimajn.

Katerina, pasi kishte përfunduar studimet e larta për biologji, kishte hapur një librari, por pasioni i saj ishte udhëtimi. Ja ç’thotë ajo:

“Kur isha 11 vjeçe udhëtoja në një barkë bashkë me nënën dhe babanë tim. Ishim për pushime verore në Kroaci. Duke kaluar brigjeve të detit Adriatik, hasa në peisazhe misterioze. E pyeta babanë se cili ishte ai vend dhe m’u përgjigj: “Kjo është Shqipëria, Katerinë. Askush nuk mund të shkojë atje”.

Alfredi

Tridhjetë e ca vite pas tregimit të babait tim për Shqipërinë, mora guximin për të vizituar vendin misterioz, Shqipërinë. Dhe menjëherë rashë në dashuri me një vend të ri dhe me një djalë të ri. Vendi është Shqipëri dhe Alfred është emri i njeriut…”

Katerina jetonte në Bruklin, nga është origjina e  saj, kurse e ëma e kishte prejardhjen nga Kroacia. Pasioni i saj ka qenë gjithmonë të eksplorojë vende të ndryshme dhe ka qenë përherë në lëvizje: në Itali, Kroaci, Greqi, Zvicër, Kurdistan etj. Kjo ishte arsyeja që nisi udhëtimin në Shqipërinë Veriore, duke u mësuar me gjëra të vështira dhe duke i pëlqyer aventurat. E pikërisht në Valbonë u njoh me pronarin e një bujtine, me djalin e këtyre anëve, i cili sapo ishte kthyer nga emigracioni ku kishte qëndruar me vite, e tashmë në vendlindjen e tij me kursimet në Angli kishte nisur këtë aktivitet privat.

Katerina kujton takimin me Alfredin kur ajo po udhëtonte në një autobus të vogël për në Valbonë. “Kur arritëm në Valbonë, iu prezantova, kujton ajo.  Ai ishte  i gjatë, si një princ. Fliste mirë anglisht (pas katër vitesh në Angli duke punuar në një fabrikë makinash gjermane), dhe komunikuam normalisht”. Kështu u dashuran dhe ajo vendosi të jetojë përgjithnjë në Valbonë.Katerina

Tashmë nusja amerikane është ambientuar me prindërit e Alfredit dhe me banorët. Flet me shumë respekt për nënë Sosen, për njerëzit në Valbonë dhe i quan të mrekullueshëm. “Bujaria e mirësia e tyre është pa kufi”, thotë Katerina.

Përveç punës që kryen në bujtinë duke u shërbyer turistëve të shumtë çdo stinë të vitit, ajo afron nëpërmjet faqes së saj në internet turistë brenda dhe jashtë vendit, duke promovuar vlerat e  turizmit malor. Tani ka filluar të mësojë gjuhën shqipe, gatuan ushqime tradicionale të zonës, lexon libra dhe ka ndërmend të krijojë një minifermë kafshësh të egra, duke i zbutur.

Madje këtë verë pati një aksident, duke u kafshuar nga një ari teksa shëtiste bjeshkëve. Pati një kafshim të lehtë në krah dhe qëndroi disa ditë për kurim në spitalin e Bajram Currit. Ndonëse me pak pasoja, ajo vazhdon të merret me to, krahas punëve të tjera të biznesit, përkrah Alfredit.Valbona

Katerina tashmë është bërë sinonim i banorëve të Valbonës dhe zor se dallohet nga të tjerët: flet shqip, vishet si ata, kryen të gjitha punët e shtëpisë dhe eksploron çdo bjeshkë të Alpeve.

Rrallë, tepër rrallë e sheh në qytet. Veç jeton atje, në brendësi të bjeshkëve, tashmë të bardha, me njeriun e saj të zemrës, princin e bukur, Alfredin; por dhe mes “Katerinave” të Rragamit të Shalës të besimit katolik, e mes Zadeve të Valbonës të besimit musliman. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Lirohet Afrim Seferi, polici shqiptar i arrestuar në ngjarjet e Kumanovës

Lirohet Afrim Seferi, polici shqiptar i arrestuar në ngjarjet e Kumanovës

Për dijeni të dyshes Thaçi-Mustafa: në Lipjan lëshohen dokumente të Serbisë, në gjuhën serbe

Për dijeni të dyshes Thaçi-Mustafa: në Lipjan lëshohen dokumente të Serbisë, në gjuhën serbe

Champions League: Arsenal i jep fund serisë së fitoreve të Byern Mynih

Champions League: Arsenal i jep fund serisë së fitoreve të Byern Mynih

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni