Të dy ambasadorët amerikanë, ai në Prishtinë e ai në Beograd, kanë përcjellë së fundi një mesazh në “katror” mbi heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, si mënyrë për t’i hapur rrugë vijimit të dialogut e më pas marrëveshjes.
“Nëse ju do të bëni këtë, ne jemi optimistë mund të arrijmë në një marrëveshje historike brenda viti 2019”, janë shprehur Kyle Scott dhe Filip Cosnett.
Ata deklarojnë se udhëheqjet matura politike që kanë vizion, mund të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Serbisë dhe Kosovës, në qendër të të cilave siç thonë ata, edhe dhe njohja reciproke.
“Ky sukses do të hedhte themelet e një të ardhme më paqësore dhe prosperuese për të gjithë popujt në rajon”, shkruajnë ambasadorët në një artikull të përbashkët.
“Nëse dy palët e humbin këtë mundësi, rrezikojnë të humbasin një mundësinë më të mirë për një brez të tërë”, apelon dyshja e diplomatëve amerikanë. /tesheshi.com/