Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, vijon apelin për miratimin e reformës në drejtësi.
I pranishëm sot në aktivitetin “Historia amerikane në sytë e adoleshentëve”, ai tha se Shqipëria po përjeton ndryshime të jashtëzakonshme.
“Shqipëria po kalon në faza shumë interesante. Po punohet për reformën gjyqësore. Uroj që historia e Amerikës të jetë frymëzuese për ju dhe të rinjtë. Të zbatohet reforma gjyqësore për rezultate, i bëj thirrje politikës që të punojë për reformën në drejtësi”, deklaroi Lu. /tesheshi.com/